Raporti i ngjarjeve, 10 korrik 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 104 shtetas, konkretisht: 26 shtetas janë vënë në pranga, 70 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, 2 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste. 1 shtetas është arrestuar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste. 3 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 13 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, 5 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 20 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë. 3 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të falsifikimit. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të vetëgjyqësisë. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i krimeve kibernetike, për të cilin po hetohet për të përcaktuar autorësinë;

-nga 1 rast i shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë dhe shkatërrimit të rrjetit të ujësjellësit, me nga 1 shtetas të arrestuar;

-nga 1 rast i trafikimit të mjeteve motorike dhe shpërdorimit të detyrës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë shpallur në kërkim 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetase, për implikim në prostitucion.

Është ndaluar 1 shtetas i shpallur në kërkim për kanosje, plagosje, prishje të qetësisë publike, armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim të krimit.

Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 8 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

DVP Kukës

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, në vijim të operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Golaj, 93 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Golaj, shtetasin Sh. R., banues në këtë fshat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ll., 57 vjeç, banues në Kalimash, pasi nga verifikimet rezultoi se automjeti i tij ishte i vjedhur në Belgjikë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. S., 30 vjeç banues në Valbonë dhe V. T., 69 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi kanë ndërtuar në Valbonë, shtëpi prej druri, pa leje nga organet kompetente.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. Ll., 69 vjeç, banues në fshatin Buzëmadh, pasi dyshohet se zjarri që ka ndezur për të djegur mbeturina, në tokën e tij, ka dëmtuar disa rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier dhe Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Ç., A. M. dhe E. Gj., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. U., 48 vjeç dhe F. U., 51 vjeç, pasi në rrugën “Lekë Gjiknuri”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte 2 shtetas.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

-ndaluan shtetasin A. Sh., 51 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Ky shtetas dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur, mbrëmjen e datës 16.04.2025, në rrugën “Sami Frashëri”;

-arrestuan shtetasin B. M., 49 vjeç, pasi për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj tezes së tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet dhe shpallën në kërkim shtetasin N. V., 31 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të ligjshëm të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin dhe ka përplasur një automjet policie, gjatë kohës që largohej. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-referuan materialet ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. D., 27 vjeç dhe E. B., 32 vjeç, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;

-shpallën në kërkim shtetasin I. Th., 27 vjeç, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një automjet me qira shtetasit I. Sh. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7:

-referuan materialet ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. Z. dhe A. Z., pasi në fshatin Bërxullë, me vetëgjyqësi, kanë dëmtuar disa pemë frutore dhe strukturën e tokës në pronësi të shtetasit E. Z.;

-shpallën në kërkim shtetasin F. Gj., 28 vjeç, pasi nëpërmjet një rrjeti social, ka kanosur një 44-vjeçar.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, arrestuan shtetasin M. M., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë kohës që po shoqërohej, ka tentuar të largohej me vrap, por është kapur nga shërbimet e Policisë.

 

Po ashtu, Specialistët e Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan shtetasin Sh. D., 33 vjeç, pasi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje, me dëme vetëm materiale;

-referuan materialet ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. F., 60 vjeç, pasi i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë 5000 lekë, me qëllim shmangien e një mase administrative.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

Informacion paraprak/Më datë 09.07.2025, rreth orës 23:20, në autostradën Tiranë–Durrës (dyshohet në një segment të rrugës që është ende i paaksesueshëm), shtetasi F. Z., rreth 38 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi E. M., rreth 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 66-vjeçari ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. S., 34 vjeç dhe F. A., 56 vjeçe, pasi  kanë kryer punime ndërtimi, pa leje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Informacion shtesë

 

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 08.07.2025, për kapitenin e një anijeje që u mbyt gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, në liqenin e Shkodrës, bëjmë me dije se si rezultat i kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me polumbarët e RENEA-s, ditën e sotme, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji, e trupit të pajetë të kapitenit të anijes, shtetasit A. A., 51 vjeç.

 

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Informacion paraprak/Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Theth, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit P. Gj. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëmë materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

DVP Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi dyshohet se ka dhunuar shtetasin A. Ll., në banesën ku ata qëndronin bashkë, si dhe posedonte në këtë banesë, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe fara të kësaj bime.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim M. L., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Pëgjithshëm e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. M., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
E. A., 26 vjeç, banues në Plasë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. G., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në farmacinë që ai administronte, janë gjetur medikamente të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
V. O., 56 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj;
D. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Korçë/Më datë 09.07.2025, shtetasi S. S., 76 vjeç, banues në Korçë, ka tentuar të vetëvritet me kabllo elektrike, në oborrin e banesës. Ai është shpëtuar nga familjarët dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Maliq/Më datë 09.07.2025, në fshatin Klocë, dyshohet se për shkak një shkëndije në një kabllo elektrike, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit L. Gj., 70 vjeç. Si pasojë janë djegur rreth 30 pemë frutore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.