Raporti i ngjarjeve, 1 gusht 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. H., 32 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin R. H., 38 vjeç (vëllezër), pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me fjalë dhe kanë goditur me grushte një punonjës të Policisë Bashkiake, për shkak të detyrës.

Librazhd/Më datë 31.07.2025, ka kallëzuar shtetasja E. R., 26 vjeçe, se gjatë natës i kanë vjedhur automjetin e saj, që e kishte parkuar në fshatin Prrenjas. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Gjirokastrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidentëve rrugore dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, gjatë sezonit veror.

Gjithashtu, monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin.

Gjatë muajit korrik, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.

Janë vendosur gjithsej 3407 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

69 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;

14 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;

3 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

12 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

1101 masa për parakalime të gabuara;

751 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

1177 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;

280 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e  Gjirokastrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Vlorë/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, përndiqte dhe nxiste një të mitur të përdorte substanca narkotike, arrestohet 26-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Përndjekja”.

Ky shtetas u kap në flagrancë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Përndjekja”. Nga veprimet hetimore, dyshohet se 26-vjeçari ka përndjekur një të mitur 12-vjeçar, si dhe e ka nxitur për përdorimin e substancave narkotike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”.

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen sasi dhe doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 celulare dhe 1 automjet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, kanë vijuar kontrollet në të gjithë kryeqytetin dhe si rezultat kanë goditur 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Për këto raste:

-Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 24 vjeç,  i cili dyshohet se shiste doza kokaine në Kamzë, kryesisht në bulevardin “Nënë Tereza”. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, iu gjetën doza kokaine;

-Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • E. T., 27 vjeç dhe Xh. O., 27 vjeç, pasi u ndaluan në rrugën “Ali Kelmendi”, gjatë kohës që qarkullonin me një automjet të cilin shtetasi E. T. dyshohet se e përdorte për shitjen e dozave të kanabisit. Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjetën doza kanabisi, ndërsa shtetasi Xh. O. nuk ka kallëzuar për krimin;
  • S. K., 23 vjeç, pasi në rrugën “Rrapo Hekali”, gjatë kontrollit fizik i gjetën një sasi kanabisi, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza;

-Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. H., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën doza kanabisi, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasit I. S., 29 vjeç, banues në Lushnjë, E. S., 45 vjeç, banues në Tiranë dhe A. I., 30 vjeç, banues në Skrapar, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

-arrestuan në flagrancë shtetasin N. H., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në fshatin Fiershegan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin A. P., 69 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Ç., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në fshatin Shtyllas, motomjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. Ç., 48 vjeç. Si pasojë u dëmtuan të dy drejtuesit, të cilët pasi morën mjekim, u larguan në banesa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetase 18 vjeçe;

-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. B., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka marrë automjetin një shtetaseje dhe nuk ia ka kthyer më. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., 58 vjeç banues në fshatin Reç Pulaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin në kërkim E. P., 39 vjeç, pasi Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me burgim, për veprën penale  “Dëmtime të tjera me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 43 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 50 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Barbullush, është gjetur pa shenja jete, nga bashkëshortja e tij, në oborrin e banesës, shtetasi Q. K., 74 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Më datë 31.07.2025, ka kallëzuar shtetasi F. B., 42 vjeç, banues në Shkodër, se i kanë vjedhur  biçikletën në oborrin e banesës së tij, në lagjen “Tre Heronjtë”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më datë 30.07.2025, ka kallëzuar shtetasi M. T., 32 vjeç, banues në Vrakë, se i kanë vjedhur targat e automjetit të tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tropojë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lekbibaj”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçar në kërkim, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, pas punë të mirorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Lekbibaj”, si rezultat i të cilit, në vendin e quajtur “Kodra e Markajve”, Lekbibaj, kapën shtetasin:

Gj. P., 29 vjeç, banues në fshatin Mserr.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Shtetasi Gj. P. dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vitin 2022, në fshatin Mserr.

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Booking”.

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në lagjen “5 Maji”, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani.

Procedohet penalisht pronarja e apartamentit.

Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme, 3 celularë dhe dokumentet e 2 shtetaseve të arrestuara.

-Rreth 1 javë më parë, Policia e Elbasanit zbuloi dy apartamente të tjera të marra me qira, nga shtetase të huaja, për të ushtruar prostitucion.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e një rasti të ushtrimit të prostitucionit, finalizuan operacionin “Booking”, gjatë të cilit u zbulua apartamenti në lagjen “5 Maji”, ku kryhej kjo veprimtari.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetaset nga Kazakistani, A. A., 34 vjeç dhe A. A., 27 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Ç., 42 vjeçe, banuese në Elbasan.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset e huaja ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira nga 42-vjeçarja.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 31 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende në banesën e një 65-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

E. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Vishocicë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 53-vjeçar, për motive të dobëta;

S. D., 36 vjeç, banues në fshatin Çetë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 22-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. D., 41 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka kallëzuar shtetasi A. A., 54 vjeç, se më datë 25.06.2025, i ka dhënë me qira, një automjet, 41-vjeçarit, por ai nuk ia ka kthyer sipas marrëveshjes. Punohet për kapjen e shtetasit R. D. dhe për gjetjen e mjetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit Sh. N., 34 vjeç, dhe Z. N., 29 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shkodër

Goditën me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

Goditi me mjet prerës (thikë), një 28-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 25-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan shtetasit:

-B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-F. Th., 25 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se mbrëmë, në fshatin Nderlysaj, Theth, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. Th., 28 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve;

-N.A., 24 vjeç; dhe S.A., 24 vjeçe, të dy banues në Burrel, pasi në banesë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj njëri tjetrit.

-E.H., 66 vjeçe, banuese në Burrel, pasi ka penguar ekzekutimin e urdhërit të Gjykatës Dibër, me objekt kthimin e fëmijës së mitur nënës së tij, shtetases A.B, si dhe e ka goditur atë në pjesë të trupit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Kavajë

Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, mbrëmjen e djeshme, sapo morën njoftimin se kishte rënë zjarr në dy fshatra në Kavajë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasve R. S. dhe F. K., të cilët dyshohet se kanë ndezur zjarr për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur dy sipërfaqe toke në pronësi të tyre.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 66 vjeç, banues në fshatin Gosë e Madhe dhe F. K., 70 vjeç, banues në fshatin Luz i Madh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Divjakë

Ndezi zjarr në afërsi të rezervuarit të fshatit Kryekuq, dhe si pasojë u dogjën dhjetëra rrënjë ulliri, arrestohet 41-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të rasteve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin D. T., 41 vjeç, banues në fshatin Kryekuq.

41-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të rezervuarit të fshatit ku banonte, për të pastruar një sipërfaqe toke nga barishtet. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 70 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetaseje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar një shtetase 16 vjeçe, se dje, ai e ka ngacmuar seksualisht, në plazhin e Shëngjinit.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 70 vjeç, banues në Milot, pasi në Kurbin, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. B., 27 vjeç, banues në Gjermani. Nga aksidenti janë dëmtuar tre pasagjerët në automjetin me drejtues shtetasin P. B., të cilët po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lushnjë/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, vihet në pranga.

Kapet bashkautori i një vjedhjeje në një biznes në fshatin Savër, kryer në muajin qershor.

Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit:

-R. C., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2025, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, në banesën e saj;

-O. D., 34 vjeç, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin E. P. (të arrestuar më datë 28.06.2025), kanë vjedhur në një biznes në fshatin Savër, 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.