Raporti i ngjarjeve, 1, 2 maj 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 150 shtetas, konkretisht: 37 shtetas janë vënë në pranga, 102 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 16 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 7 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 3 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 12 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 7 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 36 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 6 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 30 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 9 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 9 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-5 raste të vetëgjyqësisë. 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të kalimit të falsifikimit, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve me funksione publike. 1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të krimeve kibernetike, me 2 shtetas të shpallur në kërkim;

-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të arrestuar;

-1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i braktisjes së fëmijës së mitur dhe shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, kryer në bashkëpunim.

1 shtetas është arrestuar për veprat penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

1 shtetas është arrestuar për veprat penale “Kanosja”, “Dhunimi i banesës”, “Përndjekja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 14 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 26 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 14 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

DVP Vlorë/Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, në të gjithë qarkun, gjatë muajit prill, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. 34 drejtues mjetesh të arrestuar/proceduar në gjendje të lirë dhe rreth 6000 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, 3 drejtues mjetesh në pranga, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi.

 

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe në Sarandë, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara, gjatë 24 orëve të fundit, kanë arrestuar në flagrancë 3 drejtues automjetesh:

  1. B., 17 vjeç, banues në Delvinë, pasi u kap në rrugën “Onhezmi”, Sarandë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
  2. K., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap në rrugën “Panorama”, Sarandë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
  3. B., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap në rrugën “Gjergj Kastrioti”, Vlorë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Gjatë muajit prill, strukturat e qarkullimit rrugor në Vlorë dhe në Sarandë kanë kryer kontrolle intensive në akset urbane dhe interurbane, duke regauar ndaj çdo shkeljeje që rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës. Si rezultat:

  • janë arrestuar 19 drejtues mjetesh;
  • janë proceduar në gjendje të lirë 15 drejtues mjetesh;
  • janë pezulluar 9 leje drejtimi.

 

Gjithashtu, janë vënë 5936 masa administrative, nga këto:

  • 597 për parakalime të gabuara;
  • 319 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
  • 168 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
  • 471 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
  • 77 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
  • 910 për tejkalim të shpejtësisë;
  • masat e tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

 

Policia Rrugore e Vlorës iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë dhe çdo sjellje që cenon jetën në rrugë.

 

Respekto rregullat, mbro veten dhe të tjerët!

Lezhë

 

Kishte përshtatur lokalin që kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V. N., 39 vjeç, banues në fshatin Balldre.

 

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në lokalin e marrë me qira nga shtetasi V. N., i cili u kap në flagrancë duke organizuar lojëra fati (baste sportive), me celular. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin I. H., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. L., 40 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi u konstatua se kishte punësuar në subjektin e tij (hapësirë për kamping), 2 shtetas, pa i siguruar në organet tatimore.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Z., 54 vjeç dhe I. O., 41 vjeç, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa leje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Baruti”.

 

Zbulohet në fshatin Rrencë, një bazë ku mbaheshin për llogari të grupeve kriminale, 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

 

Kapet dhe vihet në pranga pronari i banesës së kthyer në bazë të grupeve kriminale (shtetas me precedent kriminal).

 

Në vijim të operacioneve kundër armëmbajtjes pa leje dhe si rezultat i punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër finalizoi operacionin policor “Baruti”.

 

Në kuadër të këtij operacioni u zbulua një baze kriminale në fshatin Rrencë.

 

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë pronari i banesës së vënë në funksion të veprimtarive kriminale, shtetasi Ç. J., 61 vjeç, me precedent për armëmbajtje pa leje.

 

Nga kontrolli, në ambientet e banesës u gjetën: 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

 

Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.

 

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Informacion shtesë

 

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen në lagjen “At Shtjefën Gjeçovi”, informojmë se autori i dyshuar i vrasjes së shtetases amerikane, S. S., 54 vjeçe, është bashkëjetuesi i saj, shtetasi amerikan, B. S., 57 vjeç.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Qarku Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasi B. I., 45 vjeç, banues në fshatin Poloskë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja E. M., 43 vjeçe, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se përplasi 43-vjeçaren, shtetasin D. Xh., 43 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qakullimit rrugor”.

 

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. G., 19 vjeç, banues në fshatin Podgorie, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkellja e rregullave të qarkullimit rrrugor”, pasi dyshohet se duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar lehtë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në ambientet e spitalit të Korçës, ka vjedhur sende personale të një infermieri dhe një pacienti.

 

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. Q., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të vëllait të tij.

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi K. D., 22 vjeç, banues në Qatrom, mbrëmë, rreth orës 20:00, dyshohet se në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar në oborrin e banesës dhe është dëmtuar në kokë. 22-vjeçari po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin O. Ç., 42 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Velçan, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirir shtetëror”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Port, Durrës

 

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për trafikim të veprave të artit.

 

Sekuestrohen 10 piktura me vlerë rreth 25 000 euro.

 

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i furgonit ku u gjetën pikturat.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë rast.

 

Në vijim të punës së bazuar në analizën e riskut, të kryer nga Policia Kufitare e PKK Port Durrës, në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, furgoni me drejtues shtetasin K. Q.

 

Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur 10 vepra arti (piktura), të padeklaruara, për të cilat ky shtetas nuk dispononte asnjë dokument që vërtetonte origjinën e tyre apo pronësinë mbi to.

 

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi K. Q., 37 vjeç, banues në Elbasan.

 

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit Q. H., 25 vjeç, banues në Fier dhe G. N., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi nga hetimet dyshohen si bashkëpunëtorë të shtetasit K. Q., për trafikimin e pikturave. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, kryer në bashkëpunim.

Shkodër/Informacion paraprak

 

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

 

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Policia e Shtetit

 

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin e radhës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

 

“Operacionalja 44”/E dënuar me mbi 9 vjet burgim, si pjesëtare e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Elbasan, 47-vjeçarja.

 

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”, lokalizuan në Elbasan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen:

 

Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan.

 

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

 

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.

Cërrik/Informacion paraprak

 

Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.

 

Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

 

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Trigger”.

 

I armatosur me pistoletë, me fishek në fole, kapet në flagrancë në Astir dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

 

Sekuestrohet pistoleta.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trigger“.

 

Gjatë operacionit, në Astir, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin D. S. duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante në çantë.

 

Në vijim të veprimeve u sekuestrua pistoleta dhe u arrestua shtetasi D. S., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Interpol Tirana

 

Vijojnë operacionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Ëanted”, kapet në Gjermani dhe ekstradohet në Shqipëri 21-vjeçari i kërkuar për veprimtari në formën e grupit të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të kanabisit.

 

Po në kuadër të operacionit “The Ëanted”, në Itali është kapur dhe është ekstraduar në Shqipëri 35-vjeçari nga Korça, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

 

Në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi, në Gjermani dhe Itali janë kapur dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë dy shtetas, konkretisht:

 

  1. Nga Gjermania është ekstraduar shtetasi D. L., 21 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin D. L., për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

 

  1. Ndërkohë, në Itali, u bë e mundur arrestimi në Milano, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Korçë. Në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. 35-vjeçari, në qershor 2024, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka mbajtur pa dëshirën e tij, me forcë, brenda një automjeti, duke e dhunuar rëndë shtetasin K. V.

 

Vijon bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Kukës/Informacion paraprak

 

Rreth orës 17: 25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas po të mitur 15 vjeçar, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, por dhe bashkëpunimit me qytetarët autori i dyshuar, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Interpol Tirana/Ekstradohen në Turqi dhe në Greqi, 2 shtetas.

 

Në Turqi u ekstradua një shtetas i dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Në Greqi u ekstradua një shtetas i akuzuar për ndërmjetësim për birësim të kundërligjshëm.

 

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Ankarasë dhe Interpol Athinës, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, të shtetasve:

 

-Burak Kara, 39 vjeç, i lindur në Turqi, sepse Gjykata e Mersin, në vitin 2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet e 4 muaj burgim, pasi në vitin 2011, në gjendje të dehur, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase turke, në banesën e një shtetaseje tjetër, gjithashtu turke, në Mersin. Nga dënimi, 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 4 vjet e gjysmë burgim;

 

-I. A., 59 vjeç, i lindur në Bullgari, sepse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina, mbi akuzën se në bashkëpunim me të tjerë, gjente gra shtatëzënë (në vështirësi ekonomike), të cilat i çonte në Greqi për të lindur dhe më pas ndërmjetësonte për dhënien e foshnjës, për birësim. Nga kjo veprimtari kriminale ky shtetas dyshohet se ka përfituar 2000-4000 euro/rast. Ai u arrestua më datë 20.11.2024, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Korçës.

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Inskenimi”.

 

Vendosi lëndë eksplozive para banesës së tij me qëllim përfitimin e azilit, policia brenda pak orësh, zbardhi ngjarjen dhe vuri në pranga autorin.

 

Në pranga dhe nipi që ndihmoi 43-vjeçarin, për të inskenuar ngjarjen.

 

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në mesnatë, në lagjen “Partizani”, organizuan punën për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Inskenimi”., u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve.

 

Po në vijim të operacionit u bë arrestimi për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i shtetasve A. P., 43 vjeç, i zoti i banesës ku shpërtheu lënda plasëse dhe E. T., 18 vjeç, nipi i tij.

 

Shtetasi A. P., dyshohet se ka vendosur lëndë eksplozive para banesës së tij në bashkëpunim me nipin, shtetasin E. T., me qëllim përfitimin e azilit në një nga vendet e BE-së. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasen P. Sh., 42 vjeçe, banuese në fshatin Kamçisht, Berat, pasi ditën e djeshme ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit, shtetasen B. I., 41 vjeçe, banuese në Kamçisht, Berat. Për shtetasen B. I, dy ditë më parë ka nisur procedimi penal për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të bashkëjetuesit të saj, njëkohësisht dhe djali i shtetases P. Sh.

 

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Ë. M., 42 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Specialistët e Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.H., 32 vjeç, banues në lagjen “Barikadë”, Berat, pasi gjatë kontrollit fizik të  ushtruar nga shërbimet e Forcës Operacionale Shqiponja, iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Morinë, Kukës

 

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje e mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”, arrestohet me qëllim ekstradimin, 41-vjeçari nga Kosova.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë intensifikuar kontrollet bazuar në analizën e riskut dhe inteligjencën policore me qëllim   goditjen e paligjshmërive në kufi  dhe për kapjen e personave  të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

 

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar H. L., 41 vjeç, banues në Deçan, Kosovë.

 

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 41- vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi autoritetet austriake  kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarin.

Kukës

 

Në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetases V . R., 51 vjeçe, banuese në Kalis, për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

 

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intesive, si dhe monitorimin e zonës me dronë me qëllim gjetjen e saj.

DVP Fier

 

Vihen në pranga 6 shtetas, 3 prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim kombëtar.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. L., 52 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga DVP Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”, pasi nuk i ka paguar qiranë e katër muajve shtetasit P. Ll., banues në Durrës, si edhe i ka vjedhur sendet shtëpiake. 32-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim L. A., 45 vjeç, banues në fshatin Cakran, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin H. S., 73 vjeç, për të tërhequr kallëzimin e bërë në lidhje me një aksident rrugor.

 

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 35 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap jashtë banesës, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 22 vjeç, banues në Cakran, pasi ditën e djeshme, në Cakran, automjeti që drejtonte ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. Q., 59 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin  Barç, Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimin.

 

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim pas kallëzimit të bërë nga shtetasja B. B., 65 vjeçe, banuese në fshatin Çaushli, Maliq, e cila rreth orës 11:00, të datës 30.09.2025, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, dyshohet se është dëmtuar  lehtë nga një automjet. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

 

  1. M., dhe K. H., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje;

 

  1. M., 52 vjeç, banues në Korçë, me detyrë SHPSF, pranë Spitalit Korçë, pasi në gjendje të dehur në ambientet e spitalit është konfliktuar me një 28-vjeçar, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

 

  1. R., 64 vjeç dhe H. R., 62 vjeçe, banues në fshatin Gështenjas, pasi me vetëgjyqësi i kanë zënë rrugën për në banesë një 43- vjeçari;

 

  1. M. 47 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Q., 19 vjeç, banues në Ersekë, se gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua  një mjet prerës (thikë).

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte të ndryshme, në magazinën e një 35-vjeçari.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit

 

Bëri thirrje të drejtpërdrejta, nëpërmjet postimeve në TikTok, për akte të dhunshme, përfshirë nxitjen për djegien e një automjeti të Policisë së Shtetit, identifikohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

 

Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, gjatë monitorimeve të rrjeteve sociale, konstatuan postime të publikuara nga një adresë false në rrjetin social TikTok, ku një shtetas bënte thirrje për akte dhune.

 

Menjëherë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit nisi punën për identifikimin e autorit të këtyre postimeve.

 

Falë bashkëpunimit të ngushtë me platformat e rrjeteve sociale dhe veprimeve të specializuara hetimore, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike u bë i mundur identifikimi i autorit të materialeve të dhunshme, duke mundësuar ndërhyrjen e menjëhershme për të parandaluar ngjarjen e mundshme.

 

Në bashkëpunim me Njësinë Rajonale Antiterrorizëm Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës (Stacioni i Policisë Manzë), u kap dhe u shoqërua shtetasi D. F., 24 vjeç, banues në lagjen Perimore, Sukth, Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u ndalua për veprat penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Në një prej videove, ky shtetas u bënte thirrje qytetarëve që të shikonin dhe të ndiqnin momentin e djegies së një makine të Policisë së Shtetit, duke promovuar publikisht një akt të rëndë dhune dhe duke tentuar të nxisë reagime të rrezikshme në publik.

 

Ndërkohë, Drejtoria e Antiterrorit po ndjek çështjen në vijimësi, duke ndjekur procedurat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë dhe duke vlerësuar ndikimin dhe rrezikshmërinë e mesazheve të shpërndara në rrjet.

 

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në parandalimin e përhapjes së përmbajtjeve të dhunshme dhe në mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast të ngjashëm, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe ndjekje ligjore ndaj çdo akti që cenon sigurinë dhe rendin publik.

Policia e Shtetit

 

Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 43”.

 

Kapet në Laç, 1 shtetas i dënuar nga autoritetet italiane, me mbi 6 vjet burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa.

 

Në vijim të bashkëpunimit me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 43”, lokalizuan në Laç, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Everest Aliu alias Everest Veseli, 34 vjeç.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 22.07.2024, e ka dënuar me 6 vjet, 5 muaj e 22 ditë burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa. Në muajin shtator të vitit 2014, ky grup ka kryer 12 vjedhje të tilla në banesa në provincën e Florences.

 

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, për shtetasin në kërkim E. B., 36 vjeç, banues në Orikum, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., më datë 26.01.2025, në Orikum, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave që ndodheshin në një lokal, ku si pasojë mbeti i plagosur shtetasi S. V.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. S., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis. Vijon puna për kapjen e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin R. N., 45 vjeç, me detyrë inxhinier zbatues në një kompani ndërtimi, pasi më datë 30.04.2025, është dëmtuar gjatë punës, në kompleksin që ndërtohet nga kjo kompani, punonjësi i tyre, shtetasi Sh. T., 57 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen E. Rr., 22 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuesit të saj.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 30.04.2025, rreth orës 18:40, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volksëagen”, i cili ishte i parkuar në një garazh.

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. D., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Skënderbeu”, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin  Barç, Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimin.

 

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim pas kallzimit të bërë nga shtetësja B. B., 65 vjeçe, banuese në fshatin Çaushli, Maliq, e cila rreth orës 11:00, të datës 30.09.2025, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, dyshohet se është dëmtuar  lehtë nga një automjet. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

 

  1. M., dhe K. H., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje;

 

  1. M., 52 vjeç, banues në Korçë, me detyrë SHPSF, pranë Spitalit Korçë, pasi në gjendje të dehur në ambjentet e spitalit është konfliktuar me një 28-vjeçar, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

 

  1. R., 64 vjeç dhe H. R., 62 vjeçe, banues në fshatin Gështenjas, pasi me vetëgjyqësi i kanë zënë rrugën për në banesë një 43- vjeçari;

 

  1. M. 47 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Q., 19 vjeç, banues në Ersekë, se gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua  një mjet prerës (thikë).

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 28 vjeç, baunes në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte të ndryshme, në magazinën e një 35-vjeçari.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithahëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Elbasan/Informacion paraprak

 

Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Memaliaj/Informacion paraprak

 

Rreth orës 01:55, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, në afërsi të fshatit Qesarat, motomjeti që drejtohej nga shtetasi Sh.S., 71 vjeç, banues në fshatin Toç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga 71-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

DVP Tiranë

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. T., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua një sasi lënde Kokaine.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-arrestuan shtetasin N. P., 25 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë si dhe ka thyer kamerat e sigurisë të dhomës së shoqërimit;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. D., 43 vjeçe, pasi shtetasja B. Gj., 54 vjeçe, kallëzon se tek “Liqeni Artificial”, 43-vjeçarja, ka qëlluar me pëllëmbë djalin e saj të mitur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

-në vijim të operacionit “Mystery”  kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni A. U., 33 vjeç. Ky shtetas në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë(të arrestuar më parë) gjatë muajit prill kanë vjedhur 3 biçikleta dhe 3 monopatina;

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasin A. B(K)., 30 vjeç, pasi dyshohet se me datë 29.04.2025, ka vjedhur një shumë parash në një objekt kulti.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. T., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive një 26-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. P., 36 vjeç, pasi dyshohet se në rrugën “Rozmarina”, Yzberisht, ka hedhur inerte, pa lejen e organeve përkatëse;

-Dh. Y., 55 vjeç, pasi në Astir, pas një debati verbal, ka goditur me një send të fortë shtetasin R. B;

-F. Sh., 53 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka kanosur një 57-vjeçar.

 

-Më datë 30.04.2025, shtetasi Z. Gj., 63 vjeç,  kallzon se më datë 28.04.2025, është larguar nga banesa djali i tij i mitur 16 vjeç.  Punohet për gjetjen e tij.

-Shtetasja E. S., 36 vjeçe,e cila ka deklaruar se në rrugën “Eshref Duka”, pranë murit rrethues të banesës së saj, ka konstatuar një sasi të vogël municioni luftarak të ndryshkur.

-Shtetaset M. A., 21 vjeçe dhe K. L., 23 vjeçe, kallëzojnë se gjatë punës së tyre si shitëse në një dyqan në rrugën “Sotir Caci”, një shtetas ende i paidentifikuar, i ka ofenduar si dhe ka dëmtuar xhamin e një tavoline të dyqanit. Punohet për identifikimin e kapjen e tij.

Informacion paraprak: Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Informacion paraprak

 

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Mark Lula”, shtetasi T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara.

 

Shtetasi T. Z, është transportuar në spital  por ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.

Maliq/Informacion paraprak

 

Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, automjeti me drejtues  shtetasin D. Xh.,  ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.

 

Drejtuesi i automjetit shtetasi D. Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariat për  veprime të mëtejshme.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.