Raporti i ngjarjeve, 08.01.2026

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset e huaja M. S. dhe U. A., pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në dy apartamente të marra me qira.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K. dhe K. M., pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, kanë përdorur për një kohë të gjatë automjetin e shtetasit A. Sh. dhe kanë refuzuar t’ia kthejnë, me pretendimin se iu detyrohet një shumë parash.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
•arrestuan shtetasin G. K., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur, kanosur dhe përndjekur një 20-vjeçare;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., pasi ka kanosur një 22-vjeçare;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. G. dhe A. G., pasi kanë kanosur dy shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
•arrestuan shtetasin G. D., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit V. M.;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. H. dhe A. B., pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin D. B. dhe i kanë dëmtuar automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin B. M.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit J. N. dhe M. N., pasi në vende të ndryshme, nuk iu janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, gjatë vënies së masave administrative;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. N., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur me grushte dy shtetas. Punohet për identifikimin e shtetasve të përfshirë;
•po punohet për kapjen e shtetasit Gj. P., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, bashkëshorten e tij dhe familjarët e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Gj., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
•arrestuan shtetasin turk H. B., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. A., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. K.;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
•A. S. (K.), 27 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
•L. M., 65 vjeç, pasi në rrugën “Llazi Miho”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasen R. L., 26 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
•L. S., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Më datë 07.01.2026, kallëzuan shtetaset Th. Zh. dhe E. M., se përmes profileve false në rrjete sociale janë shpërndarë foto të tyre me mbishkrime fyese dhe denigruese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në Yzberisht, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur një shumë parash në një market (xhiron ditore në kasë).
Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit (kasierja), e cila u dërgua në spital, për mjekim.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Tiranë

Plagosi me mjet prerës, një 18-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. R., 19 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 23.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. Xh., 39 vjeç, L. T., 28 vjeç, M. T., 29 vjeç, I. T., 27 vjeç, R. T., 27 vjeç dhe Y. T., 52 vjeç, të gjithë banues në fshatin Gjormë, pasi kanë penguar qarkullimin në një rrugë të fshatit, duke u grumbulluar në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ll., 73 vjeç, banues në Shëngjin, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Rrëshen/Informacion paraprak-Rreth orës 11:00, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja L. Gj., 81 vjeçe, e cila si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon të jetë në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

DVP Lezhë/Goditen në 24 orë, 2 raste të tjera të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa, në sasi dhe në doza.

Lëviznin me automjete, për të shpërndarë lëndë narkotike, arrestohen në zonën e kalasë dhe në fshatin Manati, 2 shtetas.

Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjetet dhe 2 celularë.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës informative, të kryera me objektiv evidentimin dhe goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve konstatuan 2 raste të tjera të posedimit të Cannabis Sativës, me qëllim shitjen në sasi dhe në doza. Konkretisht:

-në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u arrestua në flagrancë, në fshatin Manati, duke levizur me automjet, për të shitur doza Cannabisi, shtetasi P. D., 22 vjeç, banues në Lezhë;

-u arrestua në flagrancë, në zonën e kalasë së Lezhës, duke levizur me automjet, për të shitur sasi Cannabisi, shtetasi K. M., 27 vjeç banues në Kurbin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 32 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. S., 28 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

—-
Klos/informacion paraprak

Sot, më datë 08.01.2026, në afërsi të Tunelit të Murrizit, kamioni i borëpastrues me drejtues shtetasin A.T., teksa ishte duke kryer pastrimin e borës në rrugë, dyshohet se ka përplasur 3 automjete, me drejtues shtetasit E.B., D.Sh., dhe R.K.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve, mbeti i dëmtuar lehtë shtetasi E.B., i cili pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, është larguar nga spitali.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia e Shtetit

Për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe së fundmi, në disa zona, me reshje dëbore, shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, “Shqiponjat” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në terren, për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve në akset ku janë krijuar vështirësi dhe për të ndihmuar qytetarët.

Për shkak të reshjeve të borës dhe të mjegullës, është vështirësuar qarkullimi në disa akse rrugore në zonat malore.

Kujdes❗️

Akset rrugore në zonat malore në qarqet Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër, Dibër, Rruga e Arbërit, Rruga e Kombit dhe Llogaraja, kanë prezencë dëbore në rrugë.

Në këto akse është i detyrueshëm përdorimi i gomave dimërore dhe i zinxhirëve për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në terren dhe po bashkëpunojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, ku vijon pastrimi i rrugëve dhe kriposja për të shmangur ngricat.

⚠️ Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve që të rrisin vigjilencën, të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e Policisë, si dhe të përdorin pajisjet dimërore në akset rrugore ku është e nevojshme.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

#AngazhimPërkushtim
#PoliciaNëShërbiminTuaj
#Zbatonirregullateqarkullimitrrugor

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. D., 34 vjeç, I. H., 43 vjeç dhe S. H., 34 vjeç, të tre banues në fshatin Izvor, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta.

Jorgucat/Sot, rreth orës 07:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Sarandës”, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasja Z. R., rreth 50 vjeçe, e pastrehë. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin V. T., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një mjet peshkimi, në një mjet të parkuar në lagjen nr. 4. Punohet për kapjen e 45-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F. B., 26 vjeçe, banuese në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka braktisur 2 fëmijët e saj të mitur.

Më datë 07.01.2026:
-kallëzoi shtetasi Xh. H., se ishte larguar nga banesa, kushëriri i tij, shtetasi A. H., 54 vjeç. Punohet për gjetjen e 54 – vjeçarit.
-u paraqit në Komisariat, shtetasja Gj. I., për të deklaruar se vajza e saj ,16 vjeçe, e larguar nga banesa më datë 27.12.2025, ishte kthyer dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore;
-kallëzoi shtetasi A. D., 53 vjeç, banues në Durrës, se ishte larguar nga banesa, motra e tij, shtetasja Sh. D., 67 vjeçe. Punohet për gjetjen e 67-vjeçares.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, për 48 orë duke filluar nga ora 12:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. V., 44 vjeç, banues në Roskovec, Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat:

-arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 58 vjeç, banues në fshatin Ullinjas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, vëllanë e tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. K., 64 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, babë e bir, banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kanosur me mjet prerës (sëpatë), një shtetas 38 vjeç, me pretendimin se nuk iu ka paguar dëmin e shkaktuar automjetit të marrë me qira nga 2 të proceduarit;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. K., 25 vjeç, banues në Berat, pasi ka dëmtuar ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, gjatë kohës që ka qenë i shoqëruar mbi dyshime për vjedhje;

-shpallën në kërkim shtetasin K. K., 42 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 03.01.2026, ka vjedhur një shumë parash, në arkën e një objekti kulti. Punohet për kapjen e 42-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ai.

Në Komisariatin e Policisë Kuçovë, kallëzoi shtetasja F. H., se më datë 06.01.2026, ishte larguar nga banesa, motra e saj, shtetasja B. H., 36 vjeçe. Punohet për gjetjen e 36-vjeçares.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Finalizohen në 24 orë, 2 operacione të tjera për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe në Krujë.

Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët.

Në vijim të punës hetimore, të kryer menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës/pasurisë së tyre, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan në 24 orë, 2 operacione në këtë fushë. Konkretisht:

-në kuadër të operacionit “Tracking”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 vunë në pranga shtetasin E. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur gjatë 2 muajve të fundit, pajisje (me vlerë 6000 euro) në një subjekt, 1 biçikletë, si dhe sende me vlerë dhe shuma parash në një banesë;

-në kuadër të operacionit “Midnight”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. F., 20 vjeç, pasi dyshohet se gjatë kësaj jave, ka tentuar të vjedhë kasafortën në supermarketin e një qendre tregtare, si dhe se ka vjedhur në 2 banesa.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-J. S., 20 vjeç, pasi ka shpërdoruar një sipërfaqe toke dhe ka kryer punime ndërtimi, pa leje;
-L. M., 51 vjeçe, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, shtetasi F. H., 53 vjeç, ka humbur jetën, në automjetin e tij, dyshohet për shkak të arrestit kardiak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. P., 59 vjeç, banues në Fushë Arrëz, pasi dyshohet se ka prishur qetësinë në ambientet e një lokali dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase tuniziane 23 vjeçe, punonjëse e lokalit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Insistimi”.

I shkaktoi ankth dhe panik, një 37-vjeçareje, duke e përndjekur dhe kanosur në rrjete sociale, nëpërmjet disa llogarive false, arrestohet 28-vjeçari.

Sekuestrohen 2 celularët në të cilët i arrestuari kishte aktivizuar llogaritë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një shtetaseje, se përndiqej dhe kanosej në rrjete sociale, veprime të cilat i kishin shkaktuar ankth dhe panik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Insistimi”, mundësuan lokalizimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar të rastit, shtetasit L. K., 28 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë.

Nga kontrollet në 2 celularët e tij, u gjetën të aktivizuara llogari false, në platformat “Instagram” dhe “TikTok”, nëpërmjet të cilave 28-vjeçari përndiqte dhe kanoste 37-vjeçaren.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 6”. Shkon 10 numri i rasteve të kësaj veprimtarie kriminale, të goditura në kuadër të operacionit “Neonët”.

Shpallen në kërkim 2 shtetasit që dyshohet se kishin përshtatur banesën në lagjen “Ndoc Mazi”, për të kultivuar bimë narkotike me pajisje elektrike që i furnizonin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Procedohen penalisht 2 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre, dhe 1 shtetase tjetër, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 60 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 57 pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre, 1 pistoletë sportive pneumatike, municion luftarak, 1 automjet dhe 4 celularë.

Në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, me pajisje elektrike, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.

Si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 6”.
Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasi A. V., 35 vjeç, banues në Shkodër, dhe një 16-vjeçar, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. C., 33 vjeç dhe G. A., 63 vjeç, të dy banues në Shkodër, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
-E. H., 22 vjeçe, banuese në Pukë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar një ambient (banesë) në lagjen “Ndoc Mazi”, që ishte përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis. Nga kontrollet në këtë ambient, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 60 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 57 pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve e tyre dhe 4 celularë.

Gjithashtu, nga kontrolli në banesën e shtetasit H. M., 49 vjeç, ngjitur me banesën ku kultivoheshin bimët narkotike, i cili është ndaluar më datë 11.12.2025, si i dyshuar për disa vepra penale, u gjetën 1 pistoletë sportive pneumatike pa numër, municion luftarak dhe 1 automjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Masa”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Me masë sigurie “Arrest në burg”, i shpallur në kërkim prej janarit 2025, kapet dhe vihet në pranga i kërkuari për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në zbatim të planit të masave të hartuar për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, si rezultat i kontrolleve të bazuara në informacione të siguruara në rrugë operative nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Masa”.

Si rezultat i operacionit u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi E. K., alias A. K., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në korrik të vitit 2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në janar 2025, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, strukturat e DVP Durrës kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis. Në momentin e kontrollit, ky shtetas nuk u gjet në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.