PKK Rinas
Kontrollet e imtësishme në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë rezultuan me goditjen e 6 rasteve të tentativës së kalimit të paligjshëm të kufirit dhe 1 rast të kontrabandës.
Vihen në pranga 6 shtetas kinezë dhe 1 shtetase nga Bjellorusia.
Sekuestrohen 6 dokumente false dhe një sasi mallrash kontrabandë.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën 6 raste të tentativës për të kaluar kufirin me dokumente false.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave, kryer në bashkëpunim”, shtetasit M. B., 29 vjeç, X. Zh., 66 vjeç, Zh. W., 52 vjeç, H. J., 45 vjeç, W. Zh., 38 vjeç dhe shtetasja G. H., 43 vjeçe, të gjithë shtetas kinezë.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit të këtyre shtetasve, ata kanë paraqitur pasaporta të shtetit të Hong Kongut, për të cilat shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishin të falsifikuara.
Nga ekzaminimi në laborator, pasaportat rezultuan të falsifikuara.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit në hyrje, shtetasja A. W., 45 vjeçe, me shtetësi bjelloruse, e cila udhëtonte në itinerarin Treviso–Tiranë, në intervistimin nga punonjësi i Policisë ka qenë dyshuese për qëllimin e udhëtimit në Republikën e Shqipërisë dhe për këtë arsye ka kaluar për kontroll në vijën e dytë.
Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shtetases A. W. iu gjetën dhe sekuestruan një sasi mallrash për qëllime estetike (botox dhe fillera), për të cilat kërkohen kushte të veçanta për transport, si dhe licencë e posaçme posedimi dhe përdorimi, të cilat kjo shtetase nuk i dispononte.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetases A. W., për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuara”.
Kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 64 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. P., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës, 1 punonjës të shërbimit privat të sigurisë fizike të spitalit rajonal të Durrësit;
-E. Ll., 35 vjeç, E. Sh., 37 vjeç dhe B. H., 44 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe i kanë dëmtuar automjetet, njëri-tjetrit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh shpallën në kërkim shtetasit A. K., 21 vjeç, Xh. K., 25 vjeç dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Tiranë, pasi dyshohet se për motive pronësie, kanë goditur me send të fortë, 2 shtetas (babë e bir), të cilët morën asistencë mjekësore dhe u larguan në banesë. Punohet për kapjen e 3 shtetasve.
Në lidhje me kallëzimin e bërë nga shtetasi D. D., më datë 01.01.2026, për largimin nga banesa të bashkëshortes së tij, së bashku me 2 fëmijët e mitur, informojmë se shtetasi D. D. është paraqitur ditën e djeshme, në ambientet e Stacionit të Policisë Manzë, ku ka deklaruar se bashkëshortja dhe 2 fëmijët janë kthyer në banesë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Komisariati i Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit referuan materialet në Prokurori:
-ku nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-për vlerësim juridik, për shtetasin A. C., 54 vjeç, i cili dyshohet se dje, ka konsumuar Fotoksinë, në banesën e tij. 54-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasit:
-D. M., pasi dyshohet se ka fyer një shtetase, nëpërmjet një llogarie false që ka hapur në rrjet social, me kredencialet e saj;
-A. F., pasi dyshohet se ka shqetësuar një shtetase, nëpërmjet një llogarie false në rrjet social.
Punohet për kapjen e këtyre shtetasve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen V. K., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin R. A.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin K. N.;
-shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Punohet për kapjen e shtetasit A. Ç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin A. M., 27 vjeç, pasi mbante në automjet, 1 shufër metalike, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., pasi dyshohet se gjatë disa punimeve të ndërtimit, për llogari të subjektit ku është i punësuar si inxhinier, është prishur muri rrethues i një shkolle.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Sh., pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. S., pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëjetuesen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. N. dhe D. Ll., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë konflikt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. P., pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshorten e tij, nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike;
-B. J. dhe M. M., pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. A. dhe E. A., pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shtetasin V. B.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë
Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi.
Tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, në Kapshticë dhe në Qafë Thanë, procedohen penalisht 4 shtetas.
Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi, janë kapur nga shërbimet e Kufirit të Gjelbërt të SPK Qafë Thanë dhe Kapshticë, 4 shtetas që po tentonin të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin, konkretisht:
-D. H., 47 vjeç, banues në Librazhd;
-M. R., 31 vjeç, banues në fshatin Vashë, Peqin;
-R. K., 20 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll;
-F. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, për secilin nga këta shtetas, dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për ta, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Cërrik/ Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për largimin nga banesa të shtetases E. R., 36 vjeçe, informojmë se kjo shtetase është gjetur dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
—
Elbasan/Informacion paraprak
Sot, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin M. A., 43 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. F., 26 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi M. A., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. F., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 36 vjeç, banues në fshatin Çetë, Bilisht, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në automjetit në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, ka hedhur nga xhami i dritares një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë. Sasia e lëndës narkotike u seksuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. H., 25 vjeç, banues në fshatin Dvoran, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, një video intime të një 24-vjeçareje, si dhe e ka kanosur dhe e ka fyer atë, nga adresa të rreme në rrjete sociale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. B., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr.5, Pogradec, me vetëgjyqësi, dyshohet se ka dëmtuar kangjellat e ballkonit të banesës së shtetases T. Ç., me pretendimin se janë vendosur në pronën e tij.
Më datë 05.01.2025, në lagjen nr.18, Korçë, në banesën e shtetasit E. P., 36 vjeç, rezident në Amerikë, janë vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shops”, zbardhen dhe dokumentohen disa raste vjedhjesh në qytetin e Vlorës.
Vodhi në disa dyqane, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Shops”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
• K. L., 22 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa rasteve vjedhjesh në disa dyqane në qytetin e Vlorës, konkretisht:
• Më datë 01.01.2026, në lagjen “28 Nëntori”, ka vjedhur me thyerje një dyqan;
• Më datë 02.01.2026, në lagjen “24 Maji”, ka vjedhur me thyerje një dyqan;
• Më datë 02.01.2026, në lagjen “29 Nëntori”, ka vjedhur një dyqan tjetër.
Gjatë kontrollit të banesës së 22-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi cigaresh, të dyshuara të vjedhura, si dhe një armë e ftohtë (thikë).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Village”, në vijim të goditjeve kundër armëmbajtjes pa leje.
Arrestohet 1 shtetas që mbante pa leje, në banesë, 1 armë zjarri pushkë.
Sekuestrohet arma.
Në vijim të kontrolleve dhe punës informative, me synim evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje që rrezikojnë të drejtat e qytetarëve dhe cenojnë rendin publik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin “Village”.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 31 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Lalm, Vaqarr, u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që posedohej pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Apel për kujdes në rrugë ❗️
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në disa zona të vendit.
Në rrugën interurbane që lidh Tiranën me Durrësin, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes, gjë që e bën të pamundur qarkullimin normal të mjeteve.
Për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja si më poshtë:
Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.
Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.
Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.
Krujë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Ends”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve të kryera dje.
Policia identifikon dhe shpall në kërkim 30-vjeçarin, si autor i dyshuar i 3 vjedhjeve me armë.
30-vjeçari, me precedentë të theksuar kriminal në disa fusha.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i vjedhur taxi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Ends”, është zbardhur ky rast vjedhjeje dhe është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi E. N. (Ll.), 30 vjeç, banues në Mamurras.
Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ka vjedhur automjetin taksi me të cilin lëvizte, pasi ka kanosur me armë zjarri, drejtuesin e saj.
Më pas, dyshohet se ka lëvizur me automjetin e vjedhur në drejtim të qytetit të Laçit, ku në dy karburante, iu ka marrë punonjësve, shuma parash dhe sende personale, duke i kanosur ata, me armë zjarri.
Punohet për kapjen e 30-vjeçarit, për dokumentimin e këtyre rasteve dhe të vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 30 vjeç, banues në Berat, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën gjatë kontrolleve në automjetin që drejtonte dhe në banesën e tij, sasi Kokaine dhe Cannabisi, 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 kartëmonedha të dyshuara false. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. Xh., 52 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-M. D., 58 vjeçe, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka dëmtuar një kabllo elektrike në banesën e një shtetaseje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Gramsh
Plagosën rëndë me sende të forta, një 34-vjeçar, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir).
Gjithashtu, arrestohet 34-vjeçari, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë, njërin nga të arrestuarit.
Sekuestrohet thika.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në vendin e quajtur “Departamenti i Bujqësisë”, kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit (babë e bir):
-R. D., 51 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
-R. D., 27 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e datës 04.01.2026, shtetasi R. D. dhe djali i tij kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin K. T., 34 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një mjet prerës (thikë), që dyshohet se e posedonte shtetasi K. T. dhe se ai e ka përdorur për të kanosur 27-vjeçarin.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. D. iu gjet një send multifunksional, i cili u sekuestrua dhe do t’i nënshtrohet ekspertimit teknik.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
