Raporti i ngjarjeve, 04.01.2026

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. H., 29 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Pogradec, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. L., 54 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan shtetasin A. Z., 47 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në fshatin Fier-Shegan, pasi shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. L., 30 vjeç, banues në fshatin Mertish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal per shtetasit L.G., 67 vjeç; A.G., 37 vjeç; si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.G., 35 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

-Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00, është marrë informacion se shtetasi Xh.Zh., banues në fshatin Fshat, bashkia Klos, kishte humbur kontaktet me familjen e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me familjarët, kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Si rezultat, mëngjesin e sotëm, në rrjedhën e lumit Mat, në fshatin Fshat, u gjet trupi i pajetë i shtetasit Xh.Zh., 66 vjeç. Nga veprimet paraprake të kryera, dyshohet se 66-vjeçari, gjatë tentativës për të kaluar lumin, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 29 vjeç, banues në Laç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi është dërguar nga familjarët në spital për ndihmë mjekësore shtetasja P. M., 45 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në shkallët e jashtme të banesës.

Kurbin/Ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasja E. B., 28 vjeçe, e cila ka deklaruar se gjatë kohës që nuk ka qenë në banesë, i janë vjedhur një palë vathë floriri. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Po në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur, por nuk ka kallëzuar në Polici.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin V. Xh., 26 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur dhe dëmtuar lehtë me pistoletë sportive shtetasin L. C., 38 vjeç, banues në Tepelenë. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. L., 64 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin rrugor “Memaliaj-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor ku si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë 2 pasagjere që ndodheshin në automjetin tjetër, të cilat pas ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë.

Gjithashtu, po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Luftinjë-Izvor”, shtetasi N. O., 25 vjeç, banues në fshatin Izvor, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 25-vjeçari, i cili pas ndihmës mjekësore është larguar për në banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 67 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-R. D., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur një avokat, me të cilin ka pasur një proces gjyqësor, si dhe i ka kërkuar kthimin e një shume parash.
-R. J., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij
-L. V., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 18, Durrës, ka rënë zjarr ku është djegur pjesërisht banesa e shtetases R. K., 66 vjeçe. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale.

Më datë 03.01.2026, në lagjen Kodër-Shijak, në banesë është gjetur pa shenja jete shtetasi R. M., 84 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasin H. T, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin B. A.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori për shtetasin D. Z, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin E. N;
-punohet për kapjen e shtetases R. S., pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një dyqan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. K, pasi dyshohet sd ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin E. B., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë nga bashkëjetueses së tij;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. Sh, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur ish-bashkëjetuesen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit: -E. A, 31 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij;
-arrestuan shtetasit A. L, 47 vjeç, L. L., 57 vjeç dhe R. Ç., 36 vjeç, familjarë, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe goditur me grushta me njëri-tjetrin.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-H. K., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje;
-A. M., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-N. H., 56 vjeç, pasi në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobuzi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën;
-A. Z., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, i cili më parë ishte përfshirë në një përplasje mjetesh me dëme materiale me një automjet.

Më datë 03.01.2026:
-është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi A. N., 53 vjeç. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale;
-është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në një pemë në fshatin Kodër-Mëzez shtetasi B. P., 42 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa me datë 02.01.2026;
-ka kallëzuar shtetasi M. T, se ka rënë zjarr në tendën e banesës së tij. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 12:00.

Në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes,Konkretisht:

-nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Policia e Tiranës apelon qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim dhe garantimin e lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në tubim.