Raporti i ngjarjeve, 02.01.2026

APEL I POLICISË RRUGORE PËR RESPEKTIM ME RIGOROZITET TË RREGULLAVE TË QARKULLIMIT RRUGOR

Nisur nga moti i keq, me reshje dëbore në zonat malore dhe temperatura që favorizojnë ngricat dhe akullin, si dhe nga shkeljet e shumta, deri në fatalitete, të konstatuara gjatë dy ditëve të para të Vitit të Ri 2026, shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në rrugë, duke angazhuar të gjitha mjetet logjistike në dispozicion.

Nga mjetet inteligjente të matjes së shpejtësisë, përfshirë poliskanin, si dhe përmes kryerjes së alkooltestit, deri në këto momente janë konstatuar dhjetëra shkelje të shpejtësisë dhe raste të drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit.

Në akse rrugore ku shpejtësia e lejuar është 80 dhe 90 km/h, janë evidentuar shkelje ekstreme, me shpejtësi që variojnë nga 171 km/h deri në 216 km/h, në kushte atmosferike të papërshtatshme dhe me kufizim të fushëpamjes për shkak të errësirës.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve të konstatuar në shkelje, që përbëjnë rrezik serioz për jetën e drejtuesve të mjeteve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore apelon për drejtim të kujdesshëm, respektim të kufijve të shpejtësisë, përshtatje të saj me kushtet e rrugës dhe të motit, si dhe për mosdrejtim të automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor.

Jeta nuk ka kthim!

Korçë

Nuk mirëmbajti aksin rrugor “Maliq–Lozhan”, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës; procedohet penalisht administratori i subjektit të kontraktuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ky shtetas, me detyrë administrator, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq–Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DVP Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas me detyrë administrator i një subjekti tregtar, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq-Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-G. H.; J. L.; D. R.; M. P., banues në Korçë, pasi në lokalet ku këta shtetas ndodheshin gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive.

-R. Xh., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, u kap duke tregtuar lëndë piroteknike (fishekzjarre) në kundërshtim me ligjin, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku u shpall në kërkim shtetasi K. D., 27 vjeç, banues në Korçë. Në lagjen nr.12, në ambientin e një lokali dyshohet se ky shtetas ka goditur për motive të dobëta, punonjësin e sigurisë shtetasin F. L., 53 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, pa probleme për jetën.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. D., 26 vjeç, banues në Korçë.
Në lagjen nr. 2, Pogradec shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit I. Ç., 55 vjeç dhe A. Ç., 27 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec. Në lagjen nr. 1, Pogradec, në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E. M.

Më datë 01.01.2026, ka bërë kallëzim shtetasi H. N., banues në fshatin Helmës, Kolonjë, se kur është kthyer në banesën e tij me qira, në lagjen nr. 16, Korçë, ka konstatuar se i mungonin një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Më datë 31.12.2025, në lagjen nr.1, tek shkallët e një pallati në katin e tretë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi E. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq. Nga këqyrja e trupit të 32-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 30 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka mashtruar një të afërme të tij, duke mos i kthyer një shumë eurosh që ja kishte marrë borxh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. I., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke shitur fishekzjarre në rrugë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi e kësaj lënde piroteknike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. H., 50 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht një 54-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. M., 45 vjeç, banues në Rrogozhinë, pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, e cila deklaroi se ai nuk kujdeset për fëmijët e tyre;

-M. L., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka thyer xhamat e dritareve të banesës së shtetasit I. K.

Më datë 01.01.2026 është paraqitur shtetasi D. D., 41 vjeç, banues në Durrës, i cili kallëzon se bashkëshortja e tij, shtetasja A. D., është larguar nga banesa bashkë me dy fëmijët e tyre të mitur. Punohet për gjetjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 03.01.2026, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin V. T., 41 vjeç, banues në fshatin Kupas, Lushnjë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-O. Ll., 43 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejuar një motomjet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke marrë dëmtime të lehta;
-A. K., 52 vjeç, banues në Roskovec, pasi duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident me një automjet që drejtohej nga shtetasi A. S., 43 vjeç. Si pasojë e aksidentit u dëmtuan 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasja Xh. S.. 61 vjeçe, e cila kallëzon se një shtetas i cili dyshohet se ka përdorur të dhëna të rreme, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit.

Në Fier, gjatë mesnatës, është përfshirë nga flakët një automjet i parkuar. Si pasojë e përhapjes së flakëve është dëmtuar edhe një automjet që ishte i parkuar pranë. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri u shkaktua nga një problem teknik në automjet.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. Zh., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë shoqërimit, ai ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 32 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan–Peqin”, automjeti që drejtonte u përplas me automjetin me drejtues shtetasin E. T., 45 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin E. T., të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. S., 18 vjeç, R. Xh., 19 vjeç, dhe R. Xh., 18 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte një 15-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Rr. D., 58 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë në krahë shtetasin A. K., 18 vjeç, për motive të dobëta.

Elbasan/Ka kallëzuar shtetasi D. Gj., 52 vjeç, se më datë 31.12.2025 është larguar nga banesa vjehrri i tij, shtetasi A. A., 82 vjeç, i cili vuan nga demenca. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Elbasan / Informacion paraprak
Në autostradën “Tiranë–Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti teknik ka rënë zjarr në automjetin që drejtohej nga shtetasi A. P.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rastit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe:
•arrestuan shtetasin D. M., 52 vjeç, pasi u konstatua në Delvinë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•proceduan penalisht shtetasin F. A., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Dhimitër Konomi”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, duke shkaktuar dëme materiale;
•proceduan penalisht shtetasin A. N., 29 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, pasi në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “BYD”, është përplasur me automjetin tip “Hyundai”, me drejtuese shtetasen P. S., 28 vjeçe. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, 4 pasagjerë që udhëtonin në automjetin tip “Hyundai”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
– –
Vlorë, Paraprak/Sot, rreth orës 10:45, në vendin e quajtur “Kapelja”, shtetasi O. A., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. O., rreth 90 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DVP Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas me detyrë administrator i një subjekti tregtar, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq-Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-G. H.; J. L.; D. R.; M. P., banues në Korçë, pasi në lokalet ku këta shtetas ndodheshin gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive.

-R. Xh., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, u kap duke tregtuar lëndë piroteknike (fishekzjarre) në kundërshtim me ligjin, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku u shpall në kërkim shtetasi K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.12, në ambientin e një lokali dyshohet se ka goditur fizikisht, për motive të dobëta, punonjësin e sigurisë shtetasin F. L., 53 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. D., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, ku u konstatua duke lëvizur me automjetin e tij, gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit I. Ç., 55 vjeç dhe A. Ç., 27 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në një lokal, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E. M., për motive të dobëta.

Më datë 01.01.2026, ka bërë kallëzim shtetasi H. N., banues në fshatin Helmës, Kolonjë, se kur është kthyer në banesën e tij me qira, në lagjen nr. 16, Korçë, ka konstatuar se i mungonin një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Më datë 31.12.2025, në lagjen nr.1, tek shkallët e një pallati në katin e tretë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi E. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq (i cili u identifikua më pas, nga verifikimet e kryera). Nga këqyrja e trupit të 32-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në autostradën Milot–Morinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja, shtetasja N. T., të cilat po marrin mjekim në spital dhe, paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 27 vjeç, në biznesin e tij është konstatuar duke tregtuar lëndë piroteknike, pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 45 vjeç, banues në Pukë, pasi për motive të dobëta e ka goditur dhe e ka dëmtuar në kokë,shtetasin M. A., 33 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 10:30, në lagjen “Skenderbeg”, shtetasi P. A., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë, është vetërrëzuar.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
•arrestuan shtetasin A. D., 53 vjeç, pasi, në kundërshtim me urdhrin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
•referuan materialet në Prokurori për shtetasit L. R. dhe D. K., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
•arrestuan shtetasin K. K., 38 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori për shtetasin T. M., pasi në një lokal, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin A. M. Nga verifikimet rezultoi se 38-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
•referuan materialet në Prokurori për shtetasit E. H., E. K. dhe Sh. K., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin E. D.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
•E. D., pasi në lokalin në administrim nga familjarët e tij dyshohet se ka prishur qetësinë publike, duke gjeneruar muzikë me volum të lartë;
•A. F., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori për shtetasit B. A., A. H. dhe A. M., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, shtetasit B. A. dhe A. H. kanë goditur me grushte shtetasin A. M., i cili, në gjendje të dehur, ka kryer sjellje të papëlqyeshme duke prishur qetësinë në vende publike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin L. T., 29 vjeç, pasi ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte pa dokumentacion përkatës dhe, si pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Si shkak është dëmtuar 29-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Motomjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOWS”.

Zbardhet vrasja me lëndë eksplozive e shtetasit H. Y., e kryer më datë 29.12.2025, në lagjen “Manush Alimani”.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP Shkodër.

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit H. Y., bazuar në provat e siguruara, u finalizua operacioni policor i koduar “SHADOWS”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

-G. B., 27 vjeç
-E. I., 27 vjeç
-E. H., 25 vjeç
-Gj. Z., 24 vjeç

Ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta shtetas, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi H. Y.

Gjatë veprimeve procedurale, kontrolleve të vendeve dhe ambienteve, si dhe kontrolleve personale, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provave materiale: 28 celularë, 1 automjet “Mercedes-Benz”, rrobat e veshura nga autori i dyshuar që ka vendosur lëndën eksplozive, municion luftarak, një sasi monetare në lekë dhe euro, një sasi lënde narkotike, një sasi lënde kokaine, 3 pajisje gjurmuese GPS, 2 kamera sigurie dhe 1 laptop.

Vijon puna për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj, si dhe sqarimin e motiveve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;
dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. P., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, Cannabis sativa.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin N. C., 34 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori për shtetasin P. M., 68 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka bërë kallëzim një shtetas 56-vjeç se ky shtetas nuk lejon kalimin e banorëve në rrugën e fshatit Koljakë, Lezhë, duke pretenduar se është pronë e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.