Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vlorë/Informacion paraprak-Më datë 09.07.2022, rreth orës 12:20, pranë “Sheshit të Flamurit”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me kaçavidë, shtetasi E. M, 37 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
DVP Fier-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim P. T., 49 vjeç, banues në Divjakë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi B. V., 41 vjeç, banues në Visokë, Mallakastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori për shtetasin I. H., 29 vjeç, banues në fshatin Sulaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Fermë Çlirim.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Fier/Informacion paraprakSot më datë 09.07.2022, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur në një kanal me ujë, shtetasi B. B., 67 vjeç, banues në Roskovec.Nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk konstatohen shenja dhune.Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 07.07.2022, nga Komisariati i Policisë Fier, për largim nga banesa.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Himarë-Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kudhësi”.Operacioni, nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Dhërmi dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë.Morën me automjet, 8 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit, vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohen automjeti dhe 4 aparate celulare.Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Dhërmi dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kudhësi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:-V. H., 21 vjeç dhe K. Xh., 28 vjeç të dy banues në Himarë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me automjet, 8 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Kuç-Qeparo, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit. Pasi i kanë shoqëruar emigrantët në një distancë të shkurtër, i kanë nxjerrë nga automjeti, për t’iu shmangur kontrollit të shërbimeve të Policisë, të cilët menjëherë kanë bërë të mundur ndalimin dhe vënien e këtyre dy shtetasve, në pranga.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 4 aparate celulare.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Linja”.Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.Drogë e përpunuar si çokollatë, nga Tirana në drejtim të Tropojës, me autobus, Seksioni i Antidrogës në DVP Lezhë bllokon autobusin, sekuestron 15 pako me kanabis në formë çokollate dhe vë në pranga drejtuesin e autobusit.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se në pjesën e bagazheve, në autobusin e linjës “Tiranë – Tropojë”, kishte lëndë narkotike të përpunuar si çokollatë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Linja”.Gjatë këtij operacioni, në Kurbin, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin, ku dyshohej se ishte lënda narkotike dhe pas kontrollit në pjesën e bagazheve, në këtë autobus, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 15 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë, të cilat pas peshimit rezultuan rreth 3.1 kilogramë.Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shoferi i autobusit, shtetasi A. I. 43 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Vijon puna hetimore nga ana e strukturave të Policisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Dimal/U referua fillimisht si ngjarje aksidentale, pas hetimeve të thelluara të Policisë, në bashkëpunim me AMP, zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 29.06.2022, ku mbeti i lënduar rëndë një 63-vjeçar, i cili më pas humbi jetën në spital.Identifikohet dhe vihet në pranga shtetasi që aksidentoi me motomjet 63-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes.Strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nisur nga dyshimet e krijuara për ngjarjen e ndodhur më datë 29.06.2022, në aksin rrugor “Samatic – Drenovicë”, ku mbeti i dëmtuar rëndë shtetasi K. H., 63 vjeç, i cili më pas, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital, thelluan hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.Më datë 29.06.2022, u gjet në rrugë, i rrëzuar nga biçikleta, shtetasi K. H. Në bazë të dyshimeve të krijuara se 63-vjeçari nuk ishte rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, siç u raportua fillimisht, por ishte goditur nga një mjet tjetër, gjithashtu bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, falë bashkëpunit me AMP, u referuan materialet në Prokurori, si dhe u bë regjistrimi i procedimit penal, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë i mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë me prova ligjore i kësaj ngjarjeje, si dhe ndalimi i shtetasit E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Drenovic, Dimal, për veprat penale të lartpërmendura. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 29.06.2022, në aksin rrugor “Samatic-Drenovicë”, rreth orës 20:00, shtetasi E. D., duke drejtuar një motomjet, pa targa, ka goditur shtetasin K. H., i cili ka qënë duke drejtuar biçikletën dhe është larguar nga vendngjarja. Si pasojë e goditjes me motomjet, 63-vjeçari është rrëzuar nga biçikleta dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, në datën 30.06.2022.
Berat/Më datë 08.07.2022, ka bërë kallëzim shtetasja D. K., 37 vjeçe, banuese në lagjen “30 Vjetori”, Berat, se nëna e saj, shtetasja T. K., 75 vjeçe është larguar nga banesa, më datë 06.07.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.Matetialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Tiranë-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5., operacioni policor i koduar “Room”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.Me armë zjarri në banesë, vihet në pranga 33-vjeçari.Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Room”.Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:- V. S., 33 vjeç, banues në Zall-Mner, Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. S., në rrugën “Fan Noli”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 85 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 18 janë arrestuar, 57 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, 4 tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar dhe me 1 tjetër të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 14 raste, me 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të arrestuar.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste, me 5 shtetas të ndaluar dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 11 raste, prej tyre 3 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 2 të tjerë të shpallur në kërkim, si dhe me 4 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, për të cilat vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 9 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhunimi i banesës”, si dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të arrestuar; “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, me 1 shtetas të arrestuar si dhe “Përndjekja”, me 1 shtetas të arrestuar.
Janë evidentuar edhe 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 5 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar si dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.