Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 8 prill 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë – Finalizohen me sukses 2 operacione policore të zhvilluara nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë.Operacioni policor i koduar “Bills”, vihet në pranga 1 shtetas. Sekuestrohet një sasi vere, e dyshuar kontrabandë.Operacioni policor i koduar “Trick”, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.Goditet dhe 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trick” u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, i shtetasve B. K., 37 vjeçe dhe R. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, të dy administratorë në një call center. Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online. Nëpërmjet mashtrimit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bills” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Xh., 65 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një subjekt në pronësi të këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 400 shishe me verë, që dyshohen se janë futur kontrabandë në vendin tonë.Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Krimit Ekomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. K., 35 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi është kapur nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, duke drejtuar mjetin e tij, me leje drejtimi, të dyshuar të falsifikuar.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Korçë – Finalizohet faza e gjashtë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar pesë muaj më parë.Operacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.Vihen në pranga edhe 4 shtetas dhe sekuestrohen 72 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.Shkon në 16 numri i të ndaluarve dhe në 445, 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Devoll, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur pesë muaj më parë, kanë finalizuar me sukses fazën e gjashtë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. S., 35 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, B. S., 38 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, B. K., 26 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll dhe I. C., 30 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll. Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të  grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, do të transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Mercedes-Benz”, në afërsi të hyrjes së fshatit Miras, Devoll, me drejtues shtetasin K. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 pako, me peshë totale 69 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 35-vjeçarit, iu gjetën e sekuestruan edhe 3 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi municioni luftarak. Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal, janë edhe shtetasit B. S; B. K. dhe I. C. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.

DVP Gjirokastër – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 12”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.Transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 41-vjeçarja. Sekuestrohet një automjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 12”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. Sh., 41 vjeçe, banues në Sarandë. Në aksin nacional Tepelenë – Krahës, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasja E. Sh. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e saj tip “Honda”, nga Saranda për në Tiranë, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Berat – Specialistët e Seksionit për Krimet të Komisariatit të Policisë Berat, proceduan penalisht shtetasi A. K., 51 vjeç, banues në Uznovë, Berat, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 4 fishekë luftarak, 4 thika dekorative, 2 sopata si dhe një leje drejtimi e falsifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. U referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin E. S. B., 46 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfytëzimi i prostitucionit”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi R. A. K., 43 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, përmes të cilit R. A. K. pretendon se shtetasi E. S. B., në bashkëpunim me një tjetër, ka trafikuar me qëllim shfrytëzimin për prostitucion në Itali, motrën e tij, shtetasen M. F. K., 44 vjeçe, banuese në fshatin Tapi, Kuçovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 118 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 19 janë arrestuar, 81 po procedohen penalisht në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, me 8 shtetas të arrestuar dhe 5 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste: 1 rast i veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna intensive nga ana e strukturave policore; 1 rast i veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 2 raste të “Kanosja”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 5 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Goditja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Përndjekja” që rezultojnë me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 2 të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” janë evidentuar 2 raste me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 2 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit” me 3 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna intensive nga ana e punonjësve të Policisë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu edhe 2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 10 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, që rezultojnë me nga 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 2 rastet e tjerë rezultojnë me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Pushtimi i tokës”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” janë evidentuar 2 raste, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 13 raste, prej këtyre janë 3 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 10 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 5 të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë,

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Mashtrimi”, me 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu, 6 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 2 shtetas të ndaluar dhe 7 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 2 shtetas të ndaluar dhe 3 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të ndaluar.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 5 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, me 1 shtetas të ndaluar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, me 10 shtetas të dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 16 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me 4 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar dhe 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.