Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Rr. H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë ndalimi i shtetasit E. L., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. S., 38 vjeç dhe Sh. I., 48 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; B. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; Xh. H., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Berat – Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. Q., 44 vjeç dhe B. Q., 19 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat. Këta shtetas, në vendin e quajtur “Dogana”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Përmet – I vodhën aparatin celular dhe portofolin një 23-vjeçari, bie në pranga njëri prej autorëve, tjetri shpallet në kërkim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë arrestuar në flagrancë shtetasin V. L., 28 vjeç, banues në Përmet dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin P. P., 28 vjeç, banues në Përmet (i dënuar më parë për vjedhje), pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur shtetasit L. L., 23 vjeç, banues në Përmet, një aparat celular dhe portofolin. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.
Lezhë – Vijojnë operacionet nga Policia e Lezhës, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 11 vite e 7 muaj burgim, për disa vepra penale. Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Ermir Lekstakaj, 46 vjeç, banues në fshatin Balldre, Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences/ Itali e ka dënuar me 11 vite e 7 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në grup kriminal “, “Plagosja”, “Rrëmbim personi” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë ” parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Durrës – Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës kanë vjedhur disa dyer të përdorura.
Vlorë – Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas. Arrestohen në flagrancë dhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po tentonte të kultivonte bimë narkotike, kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit M. M. dhe në ambientet përreth saj, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 45 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 35 vjeç, banues në fshatin Bashaj, Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Vlorë, pasi në lagjen “Pavarësia”, ka vjedhur dy bateri gjeneratorësh të një kompanie private. Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi B. B., 31 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi ka marrë dy bateritë e vjedhura nga shtetasi M. M. dhe më pas i ka shitur ato. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Tropojë – Plagosën lehtë një shtetas dhe i dëmtuan mjetin me sende të forta, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë nga Policia njëri nga vëllezërit, tjetri procedohet në gjendje të lirë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. M., 43 vjeç, banues në fshatin Markaj, dhe kanë proceduan në gjendje të lirë vëllanë e tij, shtetasin S. M., 35 vjeç. Procedimi ndaj tyre filloi pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. M., 30 vjeç, banues fshatin Markaj, se në qytetin e Bajram Currit, për motive të dobëta, vëllezërit L. M. dhe S. M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë goditur me shqelma dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, si dhe i kanë dëmtuar me mjete të forta automjetin e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 77 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 17 janë arrestuar në flagrancë dhe 54 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste: 3 raste të “Kanosja”, 2 në Tiranë dhe 1 në Gjirokastër; 3 raste të ‘Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Kukës, me 1 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, dhe 2 raste në Berat, ku po punohet për kapjen e autorëve; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 4 raste, 1 në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë, 1 në Durrës, 1 në Lezhë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 17 raste, 1 në Durrës, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, 4 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 7 raste, 2 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 2 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i monedhave”, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i letërnjoftimeve”, në Kukës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi në kredi”, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Vetëgjyqësia”, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Po në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa 1 tjetër është proceduar penalisht për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas për veprën penale “Pushtimi i tokës”, ndërsa 1 tjetër është proceduar penalisht për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, 1 në Lezhë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 12 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 16 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 4 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 3 në Tiranë dhe 1 në Lezhë.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, në Tiranë dhe është proceduar penalisht 1 tjetër në Fier, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.