Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Reagim i Policisë Lezhë-Në lidhje me një foto të postuar në rrjetet sociale, e cila bën fjalë për një rast denoncimi të një qytetari, për parkimin e automjetit të Policisë, në vijat e bardha, në qytet Lezhë, ju sqarojme se:Shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë kryer menjëherë verifikimet dhe kanë ndëshkuar me masë administrative (gjobë), me vlerë 2000 lekë, për shkeljen rrugore “Ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve”, parashikuar nga neni 156/1/g i Kodit Rrugor, punonjësin e Policisë që ka pushuar mjetin, në vendin që tregohet në foto.Gjithashtu, ndaj punonjësit të Policisë, inspektor A. D. ka filluar ecuria disiplinore, për shkelje dhe cenim të imazhit të Policisë së Shtetit, bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr.750, datë 16.09.2015.Policia e Lezhës falënderon mediat, për denoncimin e rasteve të tilla, dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë raste të tjera të paligjshmërisë, duke iu garantuar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.
Tiranë-Policia Rrugore e Tiranës godet një tjetër rast të tentativës për mitëdhënie, nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara.Shkon në 86 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore, në rrugën “Endri Keko”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. Q., 20 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, pa vendosur rripin e sigurimit. Për të shmangur masën administrative, 20-vjeçari i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash.Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Vlorë/Informacion paraprak-Sot, rreth orës 09:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasit M. D., 74 vjeç, duke qëndruar në breg të detit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Fier-Vihet në pranga një shtetas, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”.Ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, vihet në pranga kambisti.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, arrestuan në flagrancë shtetasin R. I., 56 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, në lagjen “Apollonia”, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi R. I. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lezhë/Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet policore, kanë bërë të mbundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personit të kërkuar:Gj. N., 30 vjeç, banues në Kalivaç, Lezhë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë vepër penale. Bazuar në informacionet e siguruara se ky shtetas ishte pasagjer në mjetin me drejtues E. N., shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar mjetin dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar më shpejtësi me mjetin në të cilin ishin pasagjerë vëllai i tij, shtetasi E. N., 25 vjeç dhe shtetasi i shpallur në kërkim Gj. N.Në vijim të veprimeve u referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. N., 22 vjeç dhe E. N., 25 vjeç, banues në Lezhë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime mëtejshme.
Mirditë/Informacion paraprak-Në Mirditë, në njësinë administrative Orosh, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Fushës së Lugjeve”, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi N. G., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë ka humbur jetën.Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Himarë/Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Finalizohet operacioni policor i koduar “Vilza”.Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.Arrestohen në flagrancë babë e bir, si autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Vilza”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:-A. Sh., 63 vjeç, banues në Vranisht, Himarë dhe Xh. Sh., 25 vjeç, banues në Vranisht, Himarë.Gjatë kontrollit, në fshatin Vranisht, Himarë, në vendin e quajtur “Vilza”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.Nga veprimet hetimore dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit A. Sh dhe Xh. Sh.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
Tiranë/Informacion paraprak-Në orën 12:20, në Rrugën e Kavajës, në afërsi të një kompleksi pallatesh, është konstatuar një valixhe ngjyrë kafe.Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.
Tiranë/Informacion shtesë-Në vijim të informacionit paraprak për një valixhe që u konstatua në Rrugën e Kavajës, ju informojmë se:Në vendin ku u konstatua valixhja shkoi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të valixhes, brenda së cilës rezultoi se kishte veshje.
Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vlorë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Chasing”, për kapjen e personave të shumëkërkuar.Kapet pas disa minutash ndjekjeje nga Policia, i shumëkërkuari i dënuar me 35 vjet burgim për vrasje të dyfishtë, i cili ruhej dhe shoqërohej nga një person i armatosur.Në pranga edhe drejtuesi i automjetit që ishte i armatosur dhe shoqëronte personin e shumëkërkuar. Të dy tentuan t’i shmangeshin Policisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe automjeti.Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik, bazuar në informacionet e siguruara nga shërbimet e specializuara se disa persona që mbanin armë zjarri me vete po qarkullonin me automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni “Chasing”, për identifikimin dhe kapjen e tyre.Pas lokalizimit të automjetit, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të tij, i cili nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.Si rezultat i këtij operacioni, pas ndekjes intensive të automjetit nga Policia, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, në lagjen “Pavarësia”, i shtetasve:-Ani Begaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2016, e ka dënuar me 35 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, më datë 07.04.2015, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasit F. V. dhe H. R., pas një konflikti për motive të dobëta;-E. B., 26 vjeç, banues në Vlorë, që shoqëronte dhe ruante shtetasin Ani Begaj.Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 26-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Durrës-Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. G., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi kallëzon shtetasja N. M., 32 vjeçe, banuese në lagjen nr. 1, Durrës, se me anë të mashtrimit, 36-vjeçari i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash.Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. G., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.
-Më datë 06.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasja Y. M., 45 vjeçe, se vajza e saj, shtetasja M. M., 21 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për gjetjen e saj.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Bulqizë – U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, në ngarkim të shtetases K. B., 25 vjeçe, pasi bashkëshorti i saj ka bërë kallëzim se më datë 02.07.2022, është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetesja K. B., së bashku me fëmijën e mitur. Punohet për gjetjen e tyre.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 94 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 18 janë arrestuar, 65 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste, 1 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 5 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 13 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 6 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, për veprimtarinë e kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale me objekt mosbindjen/kundërshtimin e punonjësve të Policisë, janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 10 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 6 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale “Përndjekja”, “Braktisja e fëmijëve të mitur”, “Marrja e padrejtë e fëmijës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë, për këto vepra penale.
Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 3 raste të veprës penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilëve 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 21 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 7 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar si dhe me 13 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.