Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 6 maj 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë-Vijojnë operacionet per kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.Finalizohet operacioni policor i koduar “Madrid”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, të shtetasit N. J., 56 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Kukës-Ushtruan veprime të dhunshme pas ndeshjes Kukësi-Partizani, procedohen penalisht 3 shtetas.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Kukësi-Partizani, të zhvilluar më datë 03.05.2022,  në stadiumin “Kukës Arena”, bënë identifikimin dhe proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, shtetasit A. R., 33 vjeç, M. M., 21 vjeç, banues në Kukës dhe A. D., 29 vjeç, banues në Durrës.Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme pas aktivitetit sportiv.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale

Pogradec-Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti të ndodhur në afërsi të një lokali, në fshatin Buçimas.Vihet në pranga pronari i lokalit, i cili kanosi me armë gjahu një shtetas tjetër, për motive të dobëta.Sekuestrohet një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat pronari i lokalit i mbante pa leje, në banesën e tij.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së informacionit se në fshatin Buçimas, Pogradec, në afërsi të një lokali, dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, menjëherë kanë organizuar punën dhe janë nisur drejt vendngjarjes, ku falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi A. H., 52 vjeç (pronari i lokalit) ishte konfliktuar për motive të dobëta dhe kishte kanosur me armë shtetasin R. B., 40 vjeç, banues në Buçimas dhe ishte larguar nga vendngjarja, por shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e tij. Gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu (çifte) dhe një sasi municioni luftarak.Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të shtetasit A. H.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 99 shtetas, konkretisht: 11 janë ndaluar, 11 janë arrestuar, 75 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore, si dhe me 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 4 raste: 2 raste të veprës penale “Kanosja” me 1 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të arrestuar.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, me 1 shtetas të ndaluar dhe “Fyerja”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar një rast i veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar një rast i veprës penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me 7 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë”, me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 7 raste, prej këtyre 3 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, 1 rast ka mbetur në tentativë, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 3 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprave penale me objekt mashtrimin, me 1 shtetas të ndaluar. Janë evidentuar gjithashtu, 4 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, njëri prej tyre i bashkëshoqëruar me veprën penale “Moslëshimi i kuponit tatimor”. Është evidentuar gjithashtu nga 1 rast i veprve penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shkelja e të drejtave të autorit” me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 2 shtetas të ndaluar dhe me 1 shtetas tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilëve 10 shtetas të tjerë janë dëmtuar pa rrezik për jetën dhe 1 prej aksidenteve shënon vetëm dëme materiale. Janë evidentuar në total 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 8 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.