Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Detonatori”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 38-vjeçari. Gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, ndezës detonatorë për granata, dy karta identifikimi policie të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme. Shërbimet e Seksionit për Narkotikët në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, kanë mirorganizuar punën dhe si rezultat kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Detonatori”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A. G., 38 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur në flagrancë duke qarkulluar me automjet, nga kontrollit i të cilit u gjet një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, të cilat ky shtetas ia shiste përdoruesve të ndryshëm, në zonën e Yzberishtit, Pallateve Çabej dhe Astirit, kundrejt vlerës 3500 deri në 7000 lekë të rinj për dozë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, municion luftarak, ndezës detonatorë për granata, 2 karta identifikimi policie të dyshuara të falsifikuara, 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 motomjet dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën ky shtetas e përgatiste në doza të vogla, gati për shitje në zonat e lartpërmendura. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
DVP Vlorë – Goditën me sende të forta një shtetas, arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shpallet në kërkim vëllai i tij. Vihen në pranga dhe 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Kthesa e Dashos”, në Borsh, ishte goditur me mjete të forta shtetasi A. S., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar. Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale, nga specialistet për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit N. P., 51 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi M. P., 36 vjeç, të dy banues në Borsh. Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta, shtetasin A. S., 30 vjeç, banues në Borsh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Po nga specialistet për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. M., 24 vjeç, banues në Kosovë, pasi mbrëmjen e djeshme, në Jalë, Himarë, është kapur në flagrancë duke vjedhur telefonat dhe portofolat e dy shtetasve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 22 vjeç banues lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi i mitur S. M., 17 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, pasi dyshohen se kanë tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë ndalimin e shtetasit F. A., 19, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, sepse dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një shtetase të mitur 14 vjeçe. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë në Dhërmi, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Bulqizë – U konfliktuan dhe më pas goditën me mjet prerës për shkak të detyrës një 33-vjeçar, arrestohen nga Policia 2 shtetas. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. GJ., 32 vjeç; M.Zh., 28 vjeç, banues në Krastë, Bulqizë. Arrestimi i tyre u bë pasi në Krastë Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Informacion paraprak – Më datë 05.08.2021, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, shtetasi S. Rr., 36 vjeç, banues në Amerikë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale F. Xh., 47 vjeçe, banuese në fshatin Vidhas, Elbasan, e cila u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Tiranë – Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. K., 26 vjeç, dhe procedimin në gjendje të lirë të shtetasve: T. S., 31 vjeç dhe R. K., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të lokalit dhe të banesës së shtetasit D. K, dhe kontrolleve fizike të 3 shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe 1 peshore elektronike. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. N., 31 vjeç, pasi ka vjedhur telefonin dhe portofolin e shtetases M. L; M. Z., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: M. F., 24 vjeç, pasi i ka vjedhur varësen e floririt shtetasit R. M; K. D., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. K., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse; I. S., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë shpalljen në kërkim të shtetasit K. P., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin K. E., 59 vjeç. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, u bë shpallja në kërkim e shtetasve: K. Rr., 23 vjeç, Gj. Rr., 24 vjeç dhe E. S., 22 vjeç. Këta 3 shtetas dyshohen si autorët e ngjarjes së djeshme, në rrugën “Jordan Misja”, ku u dëmtua lehtë shtetasi A. K., 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shijak/Informacion paraprak – Më datë 05.08.2021, rreth orës 23:55, në Maminas, persona ende të paidentifikuar dyshohet se i kanë marrë me forcë xhiron ditore punonjësit të një pike karburante në Maminas dhe më pas janë larguar me mjet. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe çdo provë tjetër materiale, të cilat do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 26 janë arrestuar në flagrancë dhe 52 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë, 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 autor të shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Fier; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Vlorë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 rast në Tiranë, ku autorët janë shpallur në kërkim; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Vlorë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që është shpallur në kërkim.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 3 raste, 1 në Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Fier, ku autorët janë arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, 6 raste me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 3 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Dibër, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 4 raste, 2 në Tiranë dhe 2 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrim prone”, 1 në Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr, 1 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, 1 në Fier dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Durrës, 1 në Berat dhe 1në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në Vlorë është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Shpërdorim detyre”.
Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Keqtrajtimi i të miturit”.
Në Fier është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 raste aksidentesh, me 8 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.