Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Sarandë/Informacion paraprak-Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Cërrik/ Informacion paraprak-Në fshatin Çepe, Belsh, shtetasi D.H., 37 vjeç, banues në Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K.C., 29 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh, dyshohet se ka qëlluar 1 herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Elbasan-Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësit”.Operacioni, nga Komisariati i Policisë Elbasan, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.Vihen në pranga 2 vëllezër, të cilët u kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një market në Elbasan.Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po tentonin të vidhnin në një market në fshatin Katund i Ri, në Elbasan, u organizua dhe u finalizua më sukses operacioni policor i koduar “Shëtitësit”.Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. K., 30 vjeç dhe I. K., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Zdrajsh, Librazhd.Këta shtetas janë kapur në flagrancë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, në tentativë për të vjedhur në marketin në pronësi të shtetasit R. S., në fshatin Katund i Ri, Elbasan.Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë të një vjedhjeje tjetër të ndodhur më parë, konkretisht:Më datë 17.06.2022, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, kanë vjedhur me thyerje në mjetin e shtetasit M. P., një karrocë për fëmijë dhe disa sende të tjera.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që këta shtetas përdornin për të kryer vjedhjet (një troko dhe një trapan).Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”.
Fier-Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza.Finalizohet operacioni policor i koduar “Corner”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, Seksioni Operacional në DVP Fier dhe Komisariati i Policisë Fier.Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje dhe një shumë parash, me vlerë rreth 2.6 milionë lekë të rinj, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.Vihen në pranga 2 bashkëpunëtorët në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë policore për dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike heroinë, në qytetin e Fierit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Seksionin Operacional në DVP Fier, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Corner”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 45 vjeç, banues në Celigradë, Fier dhe E. T., 32 vjeç, banues në Grecalli, Fier.Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “15 Tetori”, Fier, duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike heroinë, shtetasit A. H., 24 vjeç, banues në Fier, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë.Gjatë kontrollit fizik të shtetasve A. M. dhe E. T., si dhe gjatë kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, paketime (kuti shkrepsesh) që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike, një shumë e konsiderueshme parash të valutave të ndryshme, me vlerë rreth 2.600.000 lekë të rinj, 10 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Fier/Informacion shtesë-Kapet dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, 30-vjeçari që plagosi nënën e tij me thikë.Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases D. Ç., falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja e shtetasit K. Ç., i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.Po kryhen veprimet hetimore, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 17 janë arrestuar, 63 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, 1 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje është evidentuar 8 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, për veprimtarinë e kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshëm janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 5 raste, prej tyre 3 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, njëri prej tyre mbetur në tentativë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale të vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Ne fushën e veprave penale me objekt trafiqet janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale me objekt mosbindjen/kundërshtimin e punonjësve të Policisë, është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste, 1 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 4 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, 2 prej tyre me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 8 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të arrestuar; “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të arrestuar; “Fyerja”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të arrestuar dhe “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 9 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 12 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 3 shtetas të arrestuar, si dhe me 14 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.