Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 31 maj 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Himarë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Double 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.    Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë nr.5, Tiranë.Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin transportonte 33 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 27-vjeçari që posedonte edhe kokainë.Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me  specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë nr.5, Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double 3”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.Në dalje të Bypass-it Himarë, shërbimet e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, i kanë bërë shenjë për të ndaluar shtetasit K. M., i cili drejtonte automjetin tip furgon. 27-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi.Menjëherë, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit që drejtohej nga 27-vjeçari dhe kanë evidentuar disa metra më tutje, automjetin tip furgon, të braktisur.Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 33 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit.Në vijim të operacionit, pas shkëmbimit të informacionit me DVP në qarqe dhe falë një pune të mirëkoordinuar policore, pas disa orësh nga braktisja e automjetit, në Laprakë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.5, Tiranë, është bërë e mundur kapja e shtetasit K. M.Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të tij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e dyshuar lënde narkotike e llojit kokainë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër-Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.Në kuadër të operacionit për kontrollin e territorit është evidentuar dhe goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Zenelaj”.Gjenden dhe sekuestrohen fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e DVP Gjirokastër, në kuadër të kontrollit të imtësishëm të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Zenelaj”.Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi B. N., 63 vjeç, banues në fshatin Zenelaj, Gjirokastër.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në fshatin Zenelaj, Gjirokastër, në afërsi të banesës së shtetasit B. N., janë gjetur të kultivuar 16 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.Materialet në ngarkim të shtetasit B. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.Qarkullonte me pistoletë dhe thikë në automjet, vihet në pranga 25-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak, një armë e ftohtë (thikë) dhe veshje të ndryshme (uniformë) si ato të Policisë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se me një automjet tip “Fiat”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Rr. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.Te mbikalimi i Rinasit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin Rr. H., 25 vjeç.Gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak dhe një armë e ftohtë (thikë).Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, u gjetën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme si ato të Policisë dhe municion luftarak.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lezhë-Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Si rezultat i kontrollit është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.Finalizohet operacioni policor i koduar “Zimaj”. Gjenden dhe asgjësohen 520 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Procedohen në gjendje të lirë kryetari i fshatit Zimaj dhe një specialist-roje mjedisi, për shpërdorim detyre.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar  kontrollet e imtësishme të territorit, hetimet proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si dhe përdorimet e dronëve, ku  kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zimaj”.Si rezultat, në fshatin Zimaj, Njësia Administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë konstatuar të kultivuar 520 fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi P. L., 45 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit. Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit D. D., 56 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Zimaj dhe shtetasi P. N., 55 vjeç, me detyrë specialist – roje mjedisi, si të dyshuar për konsuminin e elementeve të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Chiller”.Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.Vihet në pranga 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Chiller”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve A. L., 48 vjeç, dhe I. D., 59 vjeç, të dy banues në Tiranë, administratorë në dy subjekte të ndryshme.Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit D. M., 60 vjeç, banues në Pukë, dhe V. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në subjektet që administrojnë, kanë kryer shkelje për punimet që janë kryer në godinën e një institucioni, konkretisht në sistemin e kondicinimit dhe të kaldajës, të cilat kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit pasi janë instaluar.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për veprime të mëtejshme procedurale.

Fier/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht për veprën penale “Kanosja”, shtetasen J. D., 45 vjeçe, banuese në Zharrës, pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasen I. H., 26 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
-Mallakastër/Më datë 30.05.2022, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për ngjarje aksidentale, pasi shtetasja N. H., 36 vjeçe, banuese në Ballsh, dyshohet se është vetëdjegur me lëndë djegëse, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 30.05.2022, në hyrje të P.K.K. Morinë, është ndaluar shtetasja, N. Gj., 40 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka rezultuar person i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër si person i humbur, sipas kallëzimit të bërë nga familjarët e saj. Procedurat për këtë shtetase do t’i kalojnë DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Kamzë/Informacione paraprake-Më datë 31.05.2022, në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit të shtetases E. M., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

-Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 95 shtetas, konkretisht: 12 janë ndaluar, 11 janë arrestuar, 67 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste: 1 rast i veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 shtetas të arrestuar; 4 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Kanosja”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 4 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e Policisë, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, ndërsa për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Shpërdorimi i detyrës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 1 shtetas të ndaluar; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë; “Kallëzimi i rremë”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 1 shtetas të arrestuar; “Moskallëzimi i krimit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Menaxhimi i mbetjeve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Punësimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale: “Përndjekja”, me 2 shtetas të ndaluar; 1 rast i “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 rast i “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të ndaluar.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar 3 raste të veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me autorë të paidentifikuar në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe 1 rast i veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Pushtimi i tokës”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për ngjarjet me objekt zjarrvënien janë evidentuar 2 raste, për të cilat dyshohet të jenë aksidentale, vijon puna e Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 7 raste, prej këtyre janë 3 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 4 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, prej tyre 1 rast është me autorë të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprave penale me objekt mashtrimin, me 2 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë, gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, me 1 shtetas të ndaluar; janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 3 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, me 1 shtetas të ndaluar, si dhe 1 rast i veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me 2 shtetas të ndaluar dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë.

Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të ndaluar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilëve janë dëmtuar 7 shtetas, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 6 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, me autorë të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.