Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vlorë/Informacion paraprak-Më datë 30.08.2022, rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijet, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kuçovë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Measure”.Vihet në pranga një shtetas që ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.Sekuestrohen 33 doza kokaine, vaj hashashi, një peshore elektronike dhe një aparat celular.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas ushtronte këtë aktivitet kriminal në Kuçovë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Measure”.Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 60 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit S. D. dhe kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi vaji hashashi, një peshore elektronike dhe një aparat celular.Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Durrës / Punë intensive hetimore dhe policore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.Finalizohet operacioni policor i koduar “Bared”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh.I vodhi automjetin një shtetaseje, identifikohet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.Shërbimet e Policisë lokalizojnë dhe gjejnë automjetin e vjedhur.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacioni e Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bared”, si rezultat i të cilit u bë zbardhja e një vjedhjeje të ndodhur më datë 27.08.2022, identifikimi, kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:- V. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, pasi dyshohet se me datë 27.08.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases V. K.Shërbimet e Policisë, menjëherë pas denoncimit të shtetases V. K., kanë filluar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, kanë bërë të mundur ndalimin e 34-vjeçarit, si dhe lokalizimin e gjetjen e automjetit të vjedhur prej tij.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit-Vijojnë operacionet për kapjen e personave shumë të kërkuar ndërkombëtarisht.Finalizohet operacioni policor i koduar “Brain”.Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania dhe DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.Kapet në Himarë, i shumëkërkuari, 28-vjeçari nga Turqia, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pas shumë kërkimesh në disa qarqe të vendit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia turke, si dhe falë përdorimit të metodave proaktive nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Brain”.Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit turk F. O., 28 vjeç.Ky shtetas u kap në Himarë, si rezultat i operacionit policor të koduar “Brain”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara. Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021, ndaj 28-vjeçarit, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.Gjatë operacionit, bashkë me shtetasin e shumëkërkuar, u shoqëruan dhe 2 shtetas te tjerë, B. Sh., 36 vjeç, banues ne Tiranë dhe E. H., 37 vjeç, banues ne Durrës, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, për të sqaruar pozitën e tyre procedurale në raport me personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj.Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion paraparak-Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe shtetases N. M., 33 vjeçe (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 83 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 18 janë arrestuar, 54 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, 2 prej të cilëve me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të arrestuar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 15 të tjerë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 9 raste, njëri prej të cilëve me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar i rast të veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 1 shtetas të ndaluar.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 8 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar gjithashtu 1 rast i veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e tokës/pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 12 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar gjithashtu:
-1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Vetëgjyqësia”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Keqtrajtimi i kafshës”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprave penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon punën Policia, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, me 1 shtetas të ndaluar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 15 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 6 shtetas të arrestuar, si dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.