Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Shkodër/Informacion shtesë-Në vijim të informacionit paraprak për një pako të dyshimtë që u konstatua në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në afërsi të një mjeti “Range Rover”, në pronësi të shtetases S. K., banuese në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, ju informojmë se:Në vendin ku u konstatua pakoja e mbyllur erdhi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Fier-Kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës, vihen në pranga 4 shtetas.Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit J. T., 20 vjeç, E. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në Fier, pasi në një lokal në bulevardin “Ramiz Aranitasi”, 4 të rinjtë, të cilët ishin klientë në lokal, kanë kundërshtuar punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët kanë qenë duke ushtruar kontroll për paligjshmëri, në këtë subjekt.
-Në datën 28.06.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi B. Ç., 55 vjeç, banues në Luar, Roskovec, se është larguar nga banesa kushërira e tij, shtetasja D. Ç., 71 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e 71-vjeçares.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agents”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.Vodhën sasi të konsiderueshme karburanti në firmën ku punonin, vihen në pranga 2 shtetas.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Agents”.Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit:- A. K., 46 vjeç dhe M. V., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.Këta shtetas ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Morinë, Kukës-Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, bazuar në analizën e riskut, goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.Sekuestrohen 12.400 euro dhe 1.850.600 lekë, procedohet penalisht shtetasi italian që nuk i deklaroi në kufi.Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin italian S. P.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 12.400 euro dhe 1.850.600 lekë të rinj, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
DVP Dibër-Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të 2 konflikteve për motive pronësie, arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që goditën me sende të forta shtetas të tjerë, gjatë konflikteve.Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.Shërbimet e Postës së Policisë Klos, pas marrjes së informacionit, se në fshatin Kurdari, shtetasit D. B. dhe S. L. po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.Si rezultat i hetimeve të kryera, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. B., 46 vjeç, banues në Klos, pasi për motive pronësie, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin S. L., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-Gjithashtu, si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Mat, është bërë i mundur parandalimi i mëtejshëm i konflikit për motive pronësie, mes shtetasit D. Xh. dhe shtetases N. SH.Specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 42 vjeç, banues në fshatin Zenisht, pasi për motive pronësie, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasen N. Sh., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet për shtetasin XH. B., 46 vjeç, banues në Maqellarë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. B., 35 vjeç.
Specialistët e Policisë Rrugore referuan materialet për shtetasin A. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin Burrel – Klos , duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. H. Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerë në këto automjete, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë larguar për në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë shpallën në kërkim shtetasin B. B., 33 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ky shtetas, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, nuk është gjetur në banesë, gjatë kontrollit të ushtruar aty, nga shërbimet e Policisë.
U referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për “Ngjarje aksidentale”, për rastet në vijim:
-Shtetasi M. M., 43 vjeç, banues në Bulqizë, gjatë punës në një subjekt minerar, është dëmtuar lehtë në këmbë. 43-vjeçari, pas ndihmës së marrë në spital, është larguar për në banesë.
-Shtetasi N. B., 60 vjeç, banues në Dibër, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në tokë dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë. Ky shtetas, si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 94 shtetas, konkretisht: 10 janë ndaluar, 15 janë arrestuar, 59 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale me objekt organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale me objekt veprimtarinë e kundërligjshme të falsifikimit, janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 3 raste, prej tyre, 1 rast është me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar dhe me 1 shtetas të shpallur në kërkim. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Ne fushën e veprave penale me objekt trafiqet janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale me objekt mosbindjen/kundërshtimin e punonjësve të Policisë, janë evidentuar 2 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i djegies së pronave dhe/ose pasurive të ndryshme, për të cilin vijon puna e Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e tij.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 9 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 4 shtetas të ndaluar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; ”Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, me 1 shtetas të ndaluar; ”Fyerja”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; ”Dhunimi i banesës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim; “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Përndjekja”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim; “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, me 1 shtetas të ndaluar; “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të ndaluar.
Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 4 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 9 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 13 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 5 shtetas të arrestuar, si dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.