Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Has – Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Helshani”, nga Komisariati i Policisë Has, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës. Operacioni për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes së pronës. Arrestohen 4 shtetas si autorë të dyshuar të dy vjedhjeve të ndodhura në rrethin e Hasit. Gjithashtu, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” Efektivët e Komisariatit të Policisë Has, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes së pronës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Helshani”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. M., L. M., O. V. dhe E. V., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Peraj, Helshan dhe Krumë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dy vjedhjeve të ndodhura në fshatin Helshan, konkretisht: Më datë 30.01.2021, në fshatin Helshan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit U. I.; Më datë 01.02.2021, në fshatin Helshan, në bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë tentuar të vjedhin me thyerje dyqanin e shtetasit S. Sh. Gjatë tentativës për të vjedhur në këtë dyqan, autorët janë konstatuar nga pronari, shtetasi S. Sh., i cili ka qëlluar me armë gjahu, duke plagosur shtetasit L. M. dhe R. M., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi S. Sh., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi I. M., për veprën penale “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe u sekuestrua një karikator me 27 fishekë. Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: Automjeti i markës “Volksëagen” i përdorur nga autorët, 4 aparate celulare, një armë gjahu çifte në pronësi të shtetasi S. Sh., si dhe një karikator me 27 fishekë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.
Durrës – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. L., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin kamion tip “Skanie”, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase. Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit të tij. Specialistët për Hetimin e Krimit bënë ndalimin e shtetasit B. M., pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 17-vjeçare. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.75 mg/l. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore
Tiranë – Më datë 01.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S. K., 45 vjeç, sepse në rrugën “3 Dëshmorët”, ka kryer veprime të turpshme me një shtetas të mitur.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 56 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 15 janë arrestuar dhe 37 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Fier dhe 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Elbasan dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Elbasan, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Vrasja”, në Fier, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste: 1 në Korçë, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 8 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 3 raste, 2 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Përndjekja”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 raste i “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, 1 në Berat, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Dibër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Vepra të turpshme”, në Tiranë, ku po punohet për kapjen e autorit.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Kukës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, në Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Fshehja e të ardhurave”, në Kukës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në të gjithë territorin e vendit kanë ndodhur 7 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 7 të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 6 shtetas që drejtonin mjetet në gjendej të dehur.
Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.