Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vlorë, Sarandë – Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, u arrestua në flagrancë shtetasi N. M., 42 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi i shtetasve: R. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; R. B., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lushnjë – Ushtruan dhunë ndaj të moshuarës, me qëllim vjedhjen në banesën e saj, Policia zbardh ngjarjen në kohë rekord, identifikon dhe arreston në flagrancë 2 autorët. Vihen në pranga një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçare. Gjatë ditës së djeshme, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, 2 shtetas kanë hyrë në banesën e shtetases L. Z., 64 vjeçe, i kanë hedhur sprajt lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe pas një pune të mirorganizuar operative dhe profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 autorëve J. K., 18 vjeç dhe K. B., 16 vjeçe, të dy banues në Lushnjë. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.
Mallakastër/Informacion paraprak. Më datë 28.01.2021, rreth orës 21:00, në lagjen “5 Shkurti” Ballsh, është konstatuar i shtrirë përtokë në gjendje të rëndë shtetasi P. S., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor është duke kryer veprimet pasi ka krijuar bindjen e arsyeshme që mund të mos jetë ngjarje aksidentale. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes.
Durrës – Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ndëshkohen me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, 4 administratorë subjektesh që u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, shtetasit: D. D., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi ka organizuar një event festiv në kundërshtim me protokollet e sigurisë që parashikon Akti Normativ; A. K., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ; F. M., pronar i një subjekti në Porto Romano, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ; F. M., pronar i një subjekti në Arapaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo pronar subjekti që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.
Berat – Kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe ushtroi dhunë ndaj tyre, arrestohet 29-vjeçari. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi në ambientet e jashtme të spitalit rajonal Berat, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të Njësisë Operacionale të Rendit Publik dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 37 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim” Berat, i cili duke drejtuar mjetin tip “BMË”, pasi ka humbur kontrollin ka goditur 4 mjete që ishin të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri që ishte në mjetin e tij, shtetasin I. Th., 39 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, i cili është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë. Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. D. ishte në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/litër. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
Fushë Arrëz/Pukë – Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri dhe qindra fishekë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. D., 67 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz. Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një person mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, shërbimet e Policisë menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit J. D., në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me 3 krehra dhe 570 fishekë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Tiranë – Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 13 shtetas, tre prej tyre të shpallur në kërkim. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve T. S.(Ll.)., 34 vjeç dhe B.(M). Gj., 33 vjeç, banues të dy në Burrel, pasi në ambientet e një hoteli, gjatë kontrollit në dhomën e tyre u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Nga verifikimet ka rezultuar se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, për veprën penale “Vjedhja”, për llogari të Komisariatit të Policisë Burrel. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. N., 23 vjeç, për veprat penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kanosur një shtetase. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. Xh., 57 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është arrestuar në flagrancë shtetasi A. H., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur K. S., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një levë metalike me majë të mprehtë që shërben për hapjen e dyerve, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga specialistët e Seksionit Ekonomiko-Financiar u bë ndalimi i shtetasit D. K., 25 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”, pasi në një pikë karburanti ka përdorur një kartëmonedhë të falsifikuar. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Sh. M., 60 vjeç, H. B., 55 vjeç, A. Sh., 35 vjeç dhe G. K., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; F. M., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; I. L., 30 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen Golf” është përplasur me mjetin motor me drejtues N. T., i cili dyshohet se ka bërë një manovër të gabuar. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, shtetasi N. T., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Tiranë/Informacion paraprak – Më datë 29.01.2021, rreth orës 12:20, në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 5-të të pallatit ku banonte, shtetasja L. H., 28 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Tiranë/Informacion paraprak – Më datë 29.01.2021, rreth orës 11:00, në Vorë, duke punuar në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. L., 60 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë – Më datë 28.01.2021, tek sheshi Shqiponja, janë përfshirë në një konflikt dy shtetas të mitur. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë shtetasi i mitur K. H., 16 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të përfshirë në konflikt, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak. Me datë 28.01.2021, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një dhomë ku banonte e vetme është gjetur e dekompozuar shtetasja M. M., 70 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është vdekje natyrale.
Më datë 28.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit D. D., pasi në rrugën “Abdyl Frashëri”, në fast food-in ku punonte, ka marrë një shumë parash dhe është larguar. Punohet për kapjen e shtetasit D. D. dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 63 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 21 janë arrestuar dhe 35 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Durrës dhe 1 në Elbasan; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste: 1 rast në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 7 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 5 raste, 2 në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Vetëgjyqësia”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, në Berat, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja me dhunë”, në Fier, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Shpërdorimi i detyrës”, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendej të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Përndjekja”, në Kukës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në të gjithë territorin e vendit kanë ndodhur 6 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 8 të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 6 shtetas që drejtonin mjetet në gjendej të dehur.
Janë evidentuar dhe arrestuar 4 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.