Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me pasoja të rënda. Ndërhyrja në kohë e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 çoi në pranga dy shtetas, për vrasje të mbetur në tentativë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në një ambient Fast Food-i, në rrugën “Myslim Shyri”, po ndodhte një konflikt mes disa personave, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm me pasoja të rënda për jetën e një shtetasi. Shtetasit R. O., 21 vjeç dhe A. G., 27 vjeç kishin hyrë në ambientet e një Fast Food-i, në rrugën “Myslym Shyri” dhe për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin R. Sh., 23 vjeç, duke e goditur me thikë disa herë në trup, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor sekuestroi një armë të ftohtë thikë, me të cilën autoret kryen veprën penale. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Hetimit të Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. O. dhe A. G., për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet e para hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 64 shtetas, konkretisht: 14 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 48 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja” 2 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Fier dhe 1 në Lezhë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje” 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja, mbetur në tentativë”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë; 2 raste të “Vrasja ”, 1 në Lezhë dhe 1 në Durrës.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, në Fier, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor të ndaluar dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 2 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, në Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 11 raste të ndërtimit pa leje, 2 në Tiranë, 3 në Durrës, 2 në Elbasan, 3 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 rast aksidentesh, me 7 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 3 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër.
Janë evidentuar dhe proceduar 7 drejtues mjetesh që drejtonte mjetet pa leje drejtimi, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 4 në Korçë dhe 1 në Gjirokastër.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.