Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Port, Durrës – Finalizohet operacioni policor i koduar “Portëz”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Operacioni nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit. Sekuestrohet 45 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë. Vihen në pranga 2 shtetas (pronari i mjetit dhe drejtuesi i mjetit). Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve intensive dhe informacioneve të marra në rrugë operative nga strukturat hetimore për një sasi lëndë narkotike që do trafikohej drejt Italisë, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Portëz”, i zhvilluar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit. Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: O. D., 36 vjeç, banues në Fier dhe A. Ç., 45 vjeç, banues në Durrës. Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e grumbulluara, ka ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionët në hyrje dhe në dalje. Gjatë kontrollit në dalje në vijën e dytë, në kamionin tip “Scania” në pronësi të shtetasit A. Ç., që drejtohej nga shtetasi O. D. dhe i ngarkuar me krom, me destinacion shtetin italian, me konkretisht në kabinën e kamionit, u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 45 kilogramë e 500 gramë. Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Berat – Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza. Bie në prangat e Policisë 59-vjeçari që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” si dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas duke qënë me masë sigurie shpërndante lëndë narkotike, kanë organizuar punën, ku si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 59 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi, duke qënë me masë sigurie “Arrest shtëpie”, u kap duke qarkulluar me mjet, ku gjatë kontrollit fizik dhe në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Fier – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 29 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait të tyre, shtetasit R. M., 28 vjeç. Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi E. N., 35 vjeç, banues në Fier pasi qëllon me gurë në drejtim të shtëpisë së shtetasit N. G., si edhe shan dhe ofendon në rrugicat e lagjes. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier filloi procedimi penal për shtetasen M. D., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, (me detyrë notere pranë Dhomës së Noterëve Tiranë), pasi dyshohet se ka falsifikuar në kontratën e kredisë, shkrimin dhe nënshkrimin e shtetasve A. A., 56 vjeç dhe D. A., 24 vjeç, banues në Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 77 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 18 janë arrestuar në flagrancë dhe 54 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste: 2 raste të “Kanosja”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Shkodër, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja”, në Vlorë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 4 raste: 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 2 në Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Fier, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, 1 në Shkodër, ku autori është arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 4 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste, 2 në Korçë dhe 1 në Lezhë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, si dhe 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 7 raste të ndërtimit pa leje, 3 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Berat dhe 1 në Elbasan, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për falsifikim dokumentesh, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier.
Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe 1 tjetër për “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
Në Tiranë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Përndjekja”. Është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe 1 për “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Gjithashtu është arrestuar ën flagrancë 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 shtetas tjetër, për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës, për “Përndjekja”.
Janë evidentuar 2 raste të “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, 1 në Durrës dhe 1 në Lezhë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër.
Në Vlorë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për korrupsion aktiv.
Në Elbasan është proceduar penalisht 1 shtetas, për pushtim toke.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 raste aksidentesh, me 5 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.