Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjirokastër-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “RENT A CAR”.Operacioni, nga Komisariati i Policisë Gjirokastër dhe DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5 Tiranë dhe DVP Kukës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja me dhunë e parave dhe sendeve personale të 11 emigrantëve të paligjshëm, të cilët disa shtetas i morën për t’i transportuar me automjetet e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit.Disa orë pas ngjarjes, Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.Brenda pak ditëve identifikohen nga Policia e Gjirokastrës dhe vihen në pranga 5 autorët e tjerë të dyshuar të ngjarjes. 2 prej tyre janë kapur në Rrugën e Kombit, pas një orë ndjekjeje nga Policia e Kukësit, duke transportuar emigrantë të tjerë të paligjshëm. Ky rast u publikua më datë 24 maj, në rrjetet sociale, në një video ku shfaqej makina e Policisë duke qarkulluar në sens të kundërt, në Rrugën e Kombit, sepse ishte në ndjekje të automjetit që transportonte emigrantët.Sekuestrohen një shumë parash, 3 automjete, 1 pistoletë lodër metalike, 1 përforcues grushti, doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 9 aparate celulare.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë dhe DVP Kukës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, falë punës intensive dhe profesionale, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “RENT A CAR”.Si rezultat i operacionit u bë i mundur ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim: S. M., 21 vjeç, N. M., 21 vjeç, A. Th., 17 vjeç, E. Sh., 20 vjeçe, banues në Tiranë dhe E. B., 26 vjeçe, banuese në Tropojë.Për këtë ngjarje, në datën 22.05.2022, është arrestuar njëri prej autorëve të dyshuar, shtetasi A. O.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 22.05.2022, kanë marrë 11 emigrantë të paligjshëm, në aksin rrugor Gjirokastër-Virua, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit dhe në afërsi të fshatit Mashkullorë, u kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, 11 aparate celulare dhe sende të tjera personale që emigrantët e paligjshëm i kishin me vete.Në datën 24.05.2022, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Bardhocit”, Kukës, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasve N. M. dhe A. Th., të cilët po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Kosovës. Ndjekja e tyre nga shërbimet e Policisë u publikua më datë 24 maj, në rrjetet sociale, në një video ku shfaqej makina e Policisë duke qarkulluar në sens të kundërt, në Rrugën e Kombit, sepse ishte në ndjekje të automjetit që transportonte emigrantët.Shtetasit A. Th., gjatë kontrollit fizik i është gjetur një përforcues grushti (dorezë metalike), që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Kapja e shtetasit të shpallur në kërkim S. M. u bë në banesën e tij, në Kamzë, Tiranë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër metalike, 5 aparate celulare dhe një shumë parash.Gjithashtu, shtetasja E. B. është kapur nga shërbimet e Policisë, në Kamzë, duke drejtuar automjetin tip “Hyunday”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një shumë parash, 3 automjete, 1 përforcues grushti, 1 pistoletë lodër metalike, doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 9 aparate celulare.Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Stroke”.Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.Vihet në pranga 43-vjeçari që kërcënoi me armë fqinjin e tij.Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municion luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij, në Allias, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stroke”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Allias, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin F. K., 42 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së 42-vjeçarit.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Berat-Ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet, një motomjet dhe një sasi parash që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas ushtronin këtë aktivitet kriminal në qytetin e Beratit, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit Xh.B., 25 vjeç dhe A.M., 25 vjeç, të dy banues në lagjen Uznovë, Berat.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në periudha të ndryshme kohore, kanë ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Beratit.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet, një motomjet dhe një sasi parash që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike.Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
DVP Elbasan-Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.Goditen 5 raste, nga të cilët: 3 për prerje të paligjshme të pyjeve, 1 për ndërtim të paligjshëm dhe 1 për ndotje të ajrit, ujërave dhe të tokës.Procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Elbasan, Cërrik dhe Gramsh, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve mjedisore, kanë evidentuar edhe 5 raste të tjera të kësaj veprimtarie.Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:-V. P., 46 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan; S. I., 46 vjeç, banues në fshatin Shtërmen, Cërrik dhe K. S., 53 vjeç, banues në fshatin Grabovë e Sipërme, Gramsh, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi janë kapur duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentet përkatëse;-O. Xh., 34 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, pasi dyshohet se, në mobilerinë në pronësi të tij, ka djegur disa mbetje tallashi, duke ndotur ambientin.Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit, u konstatua duke kryer punime pa leje, në banesë, shtetasi Sh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Çepë, Belsh.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Fier-Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.Policia e Fierit vë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, një për armëmbajtje pa leje dhe një për kultivim të bimëve narkotike.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve:• E. B., 38 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 12.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak.Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.• Ektor Vrenozi, 51 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 3 muaj e 11 ditë burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 53 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. Q., 57 vjeç dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, shtetasi Sh. M., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 84 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 15 janë arrestuar, 59 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 3 të tjerë të ndaluar.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 14 raste: 1 rast i veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me 2 shtetas të arrestuar; 3 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Kanosja”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 7 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë, dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 2 shtetas të ndaluar; për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, janë evidentuar 2 raste, me 4 shtetas të arrestuar.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe është evidentuar 1 rast i veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, me 1 shtetas të ndaluar.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Kallëzimi i rremë”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar dhe “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Punësimi i paligjshëm”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 3 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të arrestuar, si dhe 1 rast i veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me autorë të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 3 raste, prej këtyre janë 2 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vjedhja me dhunë”, me 5 shtetas të arrestuar dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprave penale me objekt mashtrimin, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 5 shtetas të arrestuar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilëve janë dëmtuar 5 shtetas, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 7 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 2 shtetas të arrestuar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, me 1 shtetas të arrestuar.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.