Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 26 korrik 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tepelenë-Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 40 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, duke dalë jashtë banesës.Materialet në ngarkim të shtetasit I. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi dyshohet se automjeti (taksi) në pronësi të tij është përdorur për të transportuar 3 emigrantë të paligjshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin M. Sh., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga punonjësit e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, me një shumë monetare mbi kufirin ligjor të lejuar, të cilën nuk e kishte deklaruar në kufi. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ka dalë në mënyrë të paligjshme, nga territori i RSH-së.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Mallakastër-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin H. B., 61 vjeç, banues në Hekal, Mallakastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit S. B., 64 vjeç.

Lushnjë-U referuan materialet në Prokurori, pasi në fshatin Konjat, Lushnjë, në lokalin e karburantit në administrim të shtetasit A. B., 49 vjeç, janë vjedhur një sasi parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kukës-Më datë 25.07.2022, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Bulqizë/informacion paraprak-Rreth orës 14.00., në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi M. B., rreth 56 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Korçë-Finalizohet faza e dhjetë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar tetë muaj më parë.Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me AMP Korçë, Policinë Kufitare, shërbimet e Frontex-it, Komisariatet e Policisë Korçë dhe Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër.Sekuestrohen 30 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.Shkon në​ 23 numri i të ndaluarve, në 565.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, sekuestruar në kuadër të këtij operacioni.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë, Policinë Kufitare, shërbimet e Frontex-it, Komisariatet e Policisë Korçë dhe Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur tetë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e​ dhjetë të tij, si rezultat i së cilës u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit:- E. Z., 24 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë; Si edhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:- A. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe informacioneve të grumbulluara se shtetasi E. Z., në bashkëpunim me persona të tjerë, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe nga kontrolli i ushtruar në afërsi të banesës së tij në fshatin Ponçarë, gjetën dhe sekuestruan 2 çanta sportive, me 30 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shokut të tij, shtetasit A. Z., u gjet e sekuestrua një motor i markës “Peda Tek”, pa targa dhe dokumentacionin përkatës, i cili rezultoi i vjedhur në Maqedoninë e Veriut.Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Korçë-Më datë 25.07.2022, rreth orës 23:55, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. Z., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

Tiranë-Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Double strike”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.Sekuestrohen 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.Vihen në pranga 2 shtetasit që i mbanin armët dhe sendet e kundërligjshme, në automjetin me të cilin qarkullonin dhe në banesat e tyre.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, me një automjet, po qarkullonin 2 shtetas të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double strike”.Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:- R. R., 39 vjeç, banues në Tiranë;- E. H., 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin R. R. dhe pasagjer shtetasin E. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Shijak-Finalizohet operacioni policor i koduar “Makineta”, për goditjen e veprimtarisë së organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak.Përshtati lokalin në pronësi të tij, për organizimin e lotarive të palejuara, me kompjutera, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 6 kompjutera, si dhe një shumë e konsiderueshme parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.Specialistët e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve në lokale dhe ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati të palejuara, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në Shijak, një shtetas organizonte lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Makineta”,  si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:-H. Sh., 37 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin ” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në lokalin në pronësi të tij, duke organizuar lotari të palejuara, me kompjutera, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me shumat prej 522.500 lekësh të rinj dhe 3100 eurosh, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak-Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 73 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 16 janë arrestuar, 48 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste, me 2 shtetas të ndaluar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 8 raste, prej tyre 4 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 5 raste, me 2 shtetas të ndaluar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, me autor/ë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar.

Për veprat penale në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lotarive të palejuara janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 5 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 8 shtetas të arrestuar, si dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.