Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Krujë – Dyshohet se e kanosi me armë zjarri një shtetas dhe më pas i vodhi mjetin, arrestohet nga Policia autori i dyshuar. 40-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 23.12.2020, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin V. B., 41 vjeç, e më pas i ka vjedhur mjetin tip “Opel”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. Ç., kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin tip “Opel”, si dhe kanë konstatuar se ky shtetas po ndërtonte një objekt në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Ndërtim i paligjshëm”, “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
DVP Fier – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Policia godet 3 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike heroinë dhe cannabis sativa. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut Fier, për personat që dyshohet se shpërndajnë lëndë narkotike në doza të vogla. Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: Sh. Z., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, këtij shtetasi iu gjetën 7 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë; O. P., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 3 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 1 dorezë grushti metalike. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. S., 37 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, ku ky shtetas ishte pasagjer, iu gjetën 2 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Fier – Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 23.12.2020, rreth orës 16:00, ku u përfshinë në një konflikt disa adoleshentë, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u proceduan penalisht shtetasit: B. G., 16 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve sportive” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”; I. I., 16 vjeç dhe E. K., 16 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”; I. S., 16 vjeç dhe Sh. S., 16 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të implikuar në ngjarje.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 66 shtetas, konkretisht: 2 janë ndaluar, 15 janë arrestuar dhe 49 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 7 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Korçë dhe 1 në Fier ; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë; 6 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 3 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste: 3 në Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 në Korçë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Tiranë dhe 1 në Gjirokastër.
Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Durrës, 1 në Korçë, 1 në Berat, 1 në Vlorë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i dokumenteve”, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në Gjirokastër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja me armë”, në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 1 në Kukës dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë proceduar 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 6 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.