Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë
Vlorë – Në vijim të kontrolleve të territorit nga toka dhe ajri me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia e Delvinës ka evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Fushë Verri. Vihet në pranga një shtetas, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim. Si rezultat i kontrollit të ushtruar me dronë, në një pronë private të pyllëzuar në fshatin Fushë Verri, Delvinë, është evidentuar një rast i tentativës për kultivim, ku janë asgjësuar menjëherë disa fidanë të dyshuar kanabis. Policia ka vënë në pranga shtetasin Y. Xh., 49 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin B. Xh., 45 vjeç, të dy me banim në fshatin Fushë Verri, Delvinë, si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 84 shtetas, konkretisht: 17 janë arrestuar, 11 janë ndaluar dhe 56 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste: 2 raste të “Kanosja”, në Tiranë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Durrës dhe 1 në Dibër; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, 3 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Durrës, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste, 2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar she 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, 1 në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 11 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja me dhunë”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i armëmbajtjes pa leje, në Gjirokastër, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 2 në Vlorë, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të ndërtimit pa leje, 3 në Tiranë, 1 në Fier, 2 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë proceduar 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 6 raste aksidentesh, me 6 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Është evidentuar dhe arrestuar 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në Shkodër.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 2 në Durrës dhe 1 në Dibër.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.