Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 23 nëntor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Korçë/Finalizohet operacioni policor “Midnight”, 3 shtetas në pranga.Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në DVP Korçë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.U kap duke transportuar me furgon, 13 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga.Vihen në pranga edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, që kontrollonin rrugën me një automjet tjetër, për prezencën e Policisë.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit Korçë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Midnight”. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:A. B., 44 vjeç; R. H., 22 vjeç dhe O. B., 28 vjeç, banues në Durrës.Shërbimet e Policisë, falë organizimit të veprimeve, në bazë edhe të inteligjencës informative, gjatë operacionit, bënë të mundur kapjen e shtetasit A. B., në aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera, rezulton se të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë edhe dy shtetasit e tjerë, R. H. dhe O. B., të cilët me një automjet tip “Benz”, me drejtues 22-vjeçarin dhe pasagjer 28-vjeçarin, monitoronin rrugën, për të sinjalizuar 44-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Durrës / Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.Vinte baste sportive, nëpërmjet celularit, në lokalin në pronësi të tij, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 47-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera, ku dyshohet se organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u godit një rast tjetër i kësaj veprimtarie dhe u arrestua shtetasi:-F. Sh., 47 vjeç, banues në lagjen Nr. 15, Durrës, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.47-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tij, duke vënë baste sportive, përmes aparatit celular që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Librazhd/Zbardhet ngjarja e ndodhur në Prrenjas.Nga hetimet rezultoi se në verandën e lokalit të shtetasit Dh. K., nuk është hedhur lëndë plasëse tritol, por një granatë dore.Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje.Njëri prej të ndaluarve, me precedent të theksuar kriminal, në Shqipëri dhe në Itali, për vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd,  nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Elbasan, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në vendngjarje, me qëllim grumbullimin e çdo prove për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, identifikuan, shoqëruan dhe ndaluan  shtetasit:-R. K., 23 vjeç dhe A. P., 41 vjeç, të dy banues në lagjen Nr. 2, Prrenjas, Librazhd. Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorët e dyshuar të hedhjes së një granate dore, në verandën e lokalit të shtetasit Dh. K.Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 aparate celulare.Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të motivit dhe të rrethanave të kësaj ngjarjeje.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 72 shtetas, konkretisht: 9 janë ndaluar, 21 janë arrestuar, 35 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të arrestuar.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë 1 shtetas të ndaluar dhe me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të ndaluar.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 6 shtetas të arrestuar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 14 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 5 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve, vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste, me 2 shtetas të ndaluar dhe 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Gjithashtu, janë evidentuar: 3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, me 6 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar; 1 rast i veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 1 shtetas të ndaluar; 1 rast i veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të ndaluar; 1 rast i veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 3 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të ndaluar dhe 4 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufijve”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, si pasojë e të cilëve 11 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 6 shtetas të arrestuar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.