Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Policia e Shtetit-Kontrolle masive në territorin e rrethit të Krujës, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.Kontrollet, nga Policia e Krujës, me mbështetjen e 10 grupeve të FNSH Tiranë dhe Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shetit.Për të kontrolluar territorin po përdoren dronë, kamera dhe mjete të tjera që iu shërbejnë punonjësve të Policisë, për të kontrolluar sa më mirë territorin.Në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke zhvilluar kontrolle masive në territor, prej disa javësh, në të gjithë territorin, po zhvillohen kontrolle nga strukturat policore në qarqe.Gjithashtu, në zonat me risk, në kontrolle janë përfshirë edhe forcat operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në këtë kuadër, prej 72 orësh ka nisur kontrolli masiv i territorit të rrethit Krujë.Gjatë 3 ditëve të fundit janë kontrolluar 250 sera, 56 shtëpi të braktisura, tunele, territor i pyllëzuar, sipërfaqe publike dhe shtetërore.Kontrolle të imtësishme janë ushtuar në ambiente të ndryshme, për të cilat ka patur informacione se mund të përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave.Gjatë kontrolleve në fshatin Fushë Thumanë, Njësia Administrative Thumanë, në territor publik janë gjetur në një serë, 400 kubikë të kultivuar me fidanë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit, ndërsa një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.Kontrolli masiv i territorit në rrethin e Krujës është duke vijuar, me grupe të shumta të FNSH-së dhe të Policisë së Krujës, dhe do të shtrihet në të gjithë zonat me risk dhe jo vetëm.Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe luftuar me zero tolerancë këtë fenomen dhe apelon për banorët që të mos ndërmarrin iniciativa për të ushtruar veprimtari kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, pasi do të përballen me ligjin.
Tiranë-Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 35 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal, në rrugën “Enriko Telini”.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 90 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 18 janë arrestuar, 66 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste, njëri prej tyre në Krujë, me autorë ende të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 11 rastet e tjera rezultojnë me 6 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste: 1 rast i veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 shtetas të arrestuar; 3 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Kanosja”, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Ngacmimi seksual” dhe “Moskallëzimi i krimit”, me 3 shtetas të arrestuar, në total. Janë evidentuar 3 i veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 10 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” është evidentuar 1 rast, me 2 shtetas të arrestuar, ndërsa për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa rasti tjetër është me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprave penale në fushën e mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast të veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, edhe për veprën penale “Pushtimi i tokës” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 6 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 3 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprave penale në fushën e mashtrimit, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa 3 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, me autorë ende të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore.
Gjithashtu, janë evidentuar 5 raste të veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 4 rastete e tjera rezultojnë me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike”, me 2 shtetas të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, njëri prej tyre mbetur në tentativë, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa 3 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprat penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Gjithashtu është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Dhunimi i banesës” dhe “Peshkimi i ndaluar”, me 3 shtetas në total, të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, me 6 shtetas të dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 12 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me 7 shtetas të arrestuar dhe 5 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.