Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 21 shtator 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Fier – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. Rr., 31 vjeç, banues në Rreth-Libofshë, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 41 vjeç, banues në Kosovë, pasi në Levan është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin P. Sh., pasi në Kuqar, Patos, duke djegur barëra të thatë në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe me ullinj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

DVP Korçë – Vihen në pranga 3 shtetas. Posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike në banesë, vihet në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë zjarri tip automatik me një krehër me 25 fishekë dhe lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Arrestohen edhe 2 shtetas të tjerë që drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë dhe lëndë narkotike, kanë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit, në lagjen nr. 6, të qytetit të Korçës. Forcat e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit O. E., kanë gjetur  1 armë zjarri tip automatik me një krehër me 25 fishekë, si edhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. E., 40 vjeç. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. A., 32 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në rrugën “Rinia” në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “Lonçin” pa targë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet në xhep një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMË”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

DVP Elbasan – Nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë e sipër për t’u larguar aksidentoi punonjësin e Policisë, vihet në pranga 31-vjeçari. Rreth orës 21:45, Salla Operative e Policisë Librazhd është njoftuar nga Salla e Komisariatit të Policisë Pogradec,  se mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. L., nuk i ishte bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë Pogradec për të ndaluar, por kishte vijuar lëvizjen me shpejtësi në drejtim të Librazhdit. Me marrjen e njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pikë kontrolli në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec. Drejtuesi i mjetit tip “Audi”, kur ka konstatuar  shërbimet e Policisë, përsëri nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës së Përgjithshme, shtetasin S. H., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në ndjekje të automjetit janë vënë  shërbimet e tjera të Policisë dhe në qytetin e Librazhdit është bërë i mundur ndalimi i tij. Në përfundim të veprimeve hetimore, nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan u arrestua në flagrancë për veprat penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ” e mbetur në tentativë dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasi B. L., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm “, shtetasin Sh. P., 60 vjeç, banues në Elbasan, pasi po restauronte magazinën e tij pa leje e organeve kompetente dhe punonjësi që kryente punimet është rrëzuar nga skela dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Tiranë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. H., 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Pare Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Ky shtetas me 28.06.2021, gjatë një konflikti të çastit ka goditur me thikë shtetasin G. N. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja e shtetasit S. B., 48 vjeç, pasi më datë 20.08.2021, është shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 48-vjeçari, iu dorëzua shërbimeve të DVP Elbasan, për veprime të mëtejshme. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. M., 24 vjeç, pasi është përfshirë në një përplasje me mjetin me drejtues A. Q., 29 vjeç. Për pasojë është dëmtuar A. Q, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; A. R., 25 vjeç dhe A. L., 35 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; V. G., 40 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D. H., 66 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Më datë 20.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin me iniciale A. A., 20 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ka ndërhyrë në mënyrë të padrejtë në jetën private të një shtetase. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 78 shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 44 janë arrestuar në flagrancë dhe 31 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 8 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste: 4 raste të “Kanosja”, 2 në Durrës, 1 në Vlorë dhe 1 në Dibër; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Durrës dhe 1 në Fier; 1 rast i  “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 8 raste, 1 në Berat, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, 3 raste në Vlorë, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është proceduar penalisht 1 shtetas, për shkatërrim prone me zjarr, në Fier.

Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, 1 në Tiranë dhe 1 ën Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Falsifikimi i monedhave”, 1 për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, 1 për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, 1 për “Vetëgjyqësia” dhe 1 për “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për shpërdorim detyre, 1 në Berat dhe 1 në Lezhë.

Në Korçë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për armëmbajtje pa leje dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Në Shkodër është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 1 tjetër, për falsifikim të letërnjoftimit.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 10 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë proceduar penalisht 7 drejtues mjetesh 7 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.