Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 20 tetor 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Milot – Morinë – Njësia e Policisë Rrugore për Autostradën parandalon dhe godet një rast të mitëdhënies. Vihet në pranga një 28-vjeçar nga Kosova, pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore. Njësia e Policisë Rrugore për Autostradën Milot-Morinë, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë patrullimit  në autostradën Milot-Morinë, ka konstatuar dhe ndëshkuar 38 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, të cilat janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjithashtu, gjatë kontrolleve është evidentuar dhe ndëshkuar edhe një rast i tentativës për të korruptuar punonjësin e Policisë Rrugore, për t’iu shmangur masës administrative dhe konkretisht në Fushë Milot, punonjësit e Policisë Rrugore kanë konstatuar një parakalim të gabuar nga një drejtues automjeti duke rrezikuar përfshirjen në aksident rrugor. Gjatë momentit që punonjësit e Policisë po i kontrollonin dokumentacionin dhe po i komunikonin shkeljen dhe masën administrative drejtuesit të mjetit “Audi”, shtetasit  Gj. T., 28 vjeç, banues në Kosovë, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu dhënë një kartëmonedhë 20 euro. Punonjësit e Policisë kanë bërë shoqërimin e këtij shtetasi në DVP Lezhë dhe në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar kanë bërë arrestimin 28-vjeçarit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të kufizojnë shpejtësinë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, por të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kukës – Goditet një rast i zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Shërbimet e DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit,  kanë ushtruar kontrolle në lokale e ambiente të ndryshme dhe si rezultat kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme.  Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin bar-kafe në pronësi të shtetasit J. Sh., ku ishte i punësuar në mënyrë të parregullt shtetasi I. M., kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kompjuterë (njëri pre prej tyre me programe për bastet sportive) dhe pajisje të tjera që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 45 vjeç, banues në Krumë, Has dhe u shpall në kërkim pronari i subjektit, shtetasi J. Sh., 41 vjeç, banues në Krumë, Has. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurve” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

DVP Elbasan – Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi B. C., 21 vjeç, banues në Peqin, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një thikë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi I. S., 49 vjeç, banues në fshatin Mengël, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij. Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun e Elbasanit, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, kanë konstatuar një subjekt në të cilin ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. S., 33 vjeç, banues në Peqin,  pasi në ambientet e bilardos në pronësi të tij, ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kompjuterë dhe një aparat celular me faqe loto sporti. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. I., 62 vjeç, banues në fshatin Shëmrizë Pishaj, me detyrë oficer kredie pranë një banke në qytetin e Gramshit, pasi në periudhën 2010-2012, ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij, ka falsifikuar dokumentacionin dhe ka marrë kredi në emrin e shtetasit Z. B., banues në Gramsh.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime e mëtejshme procedurale.

Vlorë – Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së parë Vlorë për shtetasit e mitur A. M., 14 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Vlorë dhe M. Ç, 14 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pasi më datë 19.10.2020, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, janë konfliktuar me mjet prerës dhe sende të forta, për motive të dobëta dhe si pasojë ka ngelur i dëmtuar shtetasi M. Ç., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Kukës-Më datë 19.10.2020, u referuan materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të shtetasit A.O.,54 vjeç, banues në Kukës, pasi në vendin e quajtur lagjia “Drinas”, në afërsi të Urës së Drinit Zi, vend ku po kryhen punime firma konçesionare  për ndërtimin e urës së Re të Drinit Zi, ky shtetas është konstatuar duke ndërtuar një mur guri mbajtës, për mbajtjen e dherave, pa leje të organeve kompetente. Neni 199/a i Kodit Penal

Durrës – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë dhe ndalohen 2 persona të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit “Bye Pass”, kanë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim në kudër të këtij operacioni: shtetasin Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm” dhe shtetasen A. B., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. R., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit T. Z., 17 vjeç dhe Xh. Ç., 16 vjeç, banues në Durrës, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur telefonin shtetasit L. O., 16 vjeç, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Informacione paraprake – Më datë 19.10.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. G., sepse në rrugën “Reshit Petrela”, dyshohet se ka porositur një shtetas tjetër, për të goditur me grusht në fytyrë shtetasen T. T. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që ka goditur T. T dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 19.10.2020, në prezencë të babait të tij, shtetasi i mitur G. P., 13 vjeç, ka kallëzuar se në rrugën “Xhanfize Keko”, gjatë një konflikti është goditur me një send të mprehtë në pjesën e parakrahut të majtë, nga një bashkëmoshatar i panjohur. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 19.10.2020, në rrugën dytësore Tiranë – Vorë, tek tregu agroshqimor në Fushë Mëzez, shtetasi A. S. ka goditur me grushte e sende të forta shtetasin A. Z.,  30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shoqërimin e A. S.

Berat/Skrapar – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapen 3 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim S. T., 36 vjeç, banues në Berat. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas, rreth një muaj më parë, ka vjedhur një shumë lekësh në një farmaci. Po nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u kap shtetasi D. Sh., 24 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vjedhja”. Ndërkohë, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e policisë Skrapar është kapur shtetasi E. N., 33 vjeç, banues në Linzë, Tiranë, i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vetëgjyqësia”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi i kishte marrë një automjet shtetasit L. M., me pretendimin se ky i fundit i detyrohej një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 64 shtetas, konkretisht: 13 janë arrestuar, 4 janë ndaluar dhe 47 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 1 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1në Lezhë dhe 1 në Vlorë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1në Vlorë; 7 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 3 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Fier dhe 2 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i dhunës në familje, në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, 4 në Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Berat dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar tre raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Elbasan dhe 2 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, 4 në Tiranë dhe 1në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i prerjes së paligjshme të pyjeve, në Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Trafikimi i mjeteve motorike”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i monedhave”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i dokumenteve”, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Elbasan dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i letërnjoftimeve”, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Kukës, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Kanosja për shkak të detyrës”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Përndjekja”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë proceduar 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë vendin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 5 shtetas që drejtonin mjetet ne gjendje të dehur, 1 në Durrës, 2 në Korçë dhe 2 në Dibër.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, në Elbasan.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.