Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 20 nëntor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Interpol Tirana – Ekstradohen drejt Italisë tre shtetas shqiptar, të kërkuar nga drejtësia italiane, për vepra të rënda penale. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë ekstradimi drejt Italisë i shtetasve: S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më datë 09.03.2017, kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal Italian; K. E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprën penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal Italian; R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Brescias në Itali, më datë 19.01.2018, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, Itali, u bë i mundur arrestimi i tyre në Shqipëri duke u finalizuar më pas me ekstradimin e tyre drejt Italisë.

 

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 69 shtetas, konkretisht: 12 janë arrestuar, 7 janë ndalur dhe 50 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, në Vlorë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Vlorë; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 3 në Tiranë dhe 1 ën Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lire; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Vlorë, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjenjde të lirë dhe janë plotësuar 5 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar raste 8 raste, 1 në Korçë dhe 1 në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 6 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Tiranë dhe 2 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 4 raste, 3 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohennë gjendje të lirë.

Janë proceduar 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 6 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 5 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 5 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korçë dhe 1 në Fier.

Është evidentuar dhe proceduar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në Fier.

 

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.