Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Shkodër – Vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Qarkullonte me armë zjarri me vete në qytet, vihet në pranga 49-vjeçari. Sekuestrohet arma zjarrit dhe një shumë e konsiderueshme lekësh. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte në qytet me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Lagje Perash”, kanë ndaluar shtetasin I. I., të cilit gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 49 vjeç, banues në lagjen Ajasëm, Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar 69 penalisht shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 21 janë arrestuar në flagrancë dhe 45 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste: 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë; 6 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 3 në Durrës, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i ‘Plagosja e rëndë me dashje”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 2 raste, 1 në Shkodër, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 4 raste, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në Tiranë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Përndjekja” dhe 1 tjetër për “Fshehja e të ardhurave”. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 shtetas, 1 për “Shkelja e rregullave tyë mbrojtjes në punë”, 1 për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe 2 për “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Në Durrës është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për armëmbajtja pa leje, është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe 1 për “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas në Shkodër dhe 1 në Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Në Berat është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Në Fier dhe Vlorë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 raste aksidentesh, me 7 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.