Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 20 Gusht 2020

Lazarat, Gjirokastër. / Finalizohet operacioni policor i koduar “Sopoti”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër.
Sekuestrohen armë, municione dhe lëndë narkotike.Vihet në pranga autori.

Strukturat e DVP Gjirokastër në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në lagjen “Përroi Selime”, Lazarat, një shtetas dispononte armë zjarri, lëndë narkotike organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sopoti”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit SH. B., në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar u konstatuan dhe disa bimë të kultivuara në oborrin e banesës së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Patos, Fier / Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç. Arrestohet një prej autorëve, shpallen në kërkim katër të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe i punës hetimore intensive, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e një prej autorëve dhe shpalljen në kërkim të katër autorëve të tjerë. Konkretisht u arrestua shtetasi: Xh. S., 24 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
E. S., 28 vjeç; V. S., 23 vjeç; A. S., 24 vjeç dhe K. S., 32 vjeç, të katërt banues në Patos.
Këta shtetas, në datën 17.08.2020, rreth orës 19:00, në afërsi të Stadiumit në Patos, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Për këtë ngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja pistolete, si edhe 4 automjete të autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” , “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit e mbetur në tentativë” të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Qarku Dibër / Vijon masivisht kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit masiv janë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Vihet të pranga një shtetas dhe shpallen në kërkim tre të tjerë. Procedohet penalisht kryeplaku i një fshati.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike , po vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit për këtë qëllim.

Në kuadër të kontrolleve bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, në Njësinë Administrative Derjan, në një terren të pyllzuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi H. B.,27 vjeç, banues në Krujë, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit B. P.
Po në vijim të kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në Njësinë Administrative Muhurr, në pronën e shtetasve T. S., dhe A. S., kanë konstatuar dhe gotitur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Në përfundim të veprimve të para hetimore u shpallën në kërkim policor shtetasit T. S., 34 vjeç, dhe A. S., 28 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Rreth Kale, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi SH. L, kryeplak i fshatit për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Kontrollet masive të territorit do vijojnë dhe në këtë kuadër Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital, çdo rast të tentativës për kultivim apo trafikim të lëndëve narkotike.
Velipojë, Shkodër / Vihet në pranga një 25-vjeçar për ngjarjen e ndodhur në Velipojë ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det një 17-vjeçare.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Velipojë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det një 17-vjeçare, organizuan punë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shodër për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– I. B., 25 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Njesia Administrative Postrribë Shkodër.
Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, ky shtetas ka hyrë në det me motorr uji të marrë me qera së bashku me shtetasen E. D., 17 vjeçe, banuese në Bathore.
Rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorrin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D., e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sarandë: Më datë 19.08.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për nje të mitur 15 vjeçar, banues në shtëpinë e fëmijës në lagjen nr 2 Sarande, sepse në datë 10.07.2020, në shtëpinë e fëmijës dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen nje 11 vjecare banuese po ne shtepine e femijes.
Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetastit R.P., 53 vjeç,për veprat penale “Dhune ne familje” dhe “Veprime ne kundershtimeme vendimin e Gjykates”, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit, të cilët janë të pajisur me urdhër mbrojtje të menjëhershëm.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetastit A.P., 22 vjeç, pasi në Shkozë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë në flagrancë të shtetasit R.K., 26 vjeç, sepse në banesë sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij.
Më datë 19.08.2020, rreth orës 08:00, është njoftuar salla operative se gjatë natës, në rrugën “Themistokli Germenji”, në Fushë-Mëzez,ne zyrën e financës së një firme me administrator shtetasin L.K dyshohet se kanë vjedhur një shumën prej 200.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë operacioni policor i koduar “Alliasi”.

Shpërndanin heroinë në zonë e Alliasit në Tiranë, vihen në pranga tre persona, një shpallet në kërkim dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.
Sekuestrohet rreth 1kilogramë e 850 gramë lëndë narkotike heroinë, një armë zjarri pistoletë, një peshore elektronike, një automjet dhe 4 aparate celular.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Alliasi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
S. H., 58 vjeç, i dënuar më parë (organizator dhe poseduesi i lëndës narkotike);
Sh. M., 26 vjeç, i dënuar më pare për veprën penale “Mashtrimi” ;
R. Xh., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Po në kuadër të operacionit u shpall në kërkim shtetasi A. D., 46 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë një 34-vjeçare.
Të lartpërmëndurit u kapën në flagrancë me doza lënde narkotike më datë 19.08.2020, në Tiranë, në këto rrethana:

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, është marrë informacion në rrugë operative se shtetasi S. H., merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit Heroinë në zonën e Alliasit, Tiranë dhe se po tentonte t’ju shiste dy të rinjve rreth 200 gr heroinë.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, nisur dhe nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi S. H., pasi ka qënë dhe më parë i arrestuar nga Seksioni i Narkotikëve po për trafikim të narkotikëve dhe aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, është organizuar operacioni policor “Alliasi” me qëllim dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal dhe vënien në pranga të autorëve.

Si rezultat para banesës së shtetasit S. H., shërbimet e policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin S. H., me një sasi lënde narkotike heroinë të cilën do t’ia u shiste shtetasve SH. M dhe R. Xh., të cilët u kapën në flagrancë bashkë me këtë shtetas.
Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 850 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një armë zjarri pistoletë me mulli, një peshore elektonike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një automjet dhe 4 aparate celular.

Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në Allias dhe në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve S. H., Sh. M. dhe R. Xh., dhe për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, po në ngarkim të shtetasit S.H., si dhe për veprën penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në ngarkim të 34-vjeçares.

Fier-Policia e Fierit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy restorante në të cilat ishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve D. V. dhe L. M masën administrative 1.000.000 lekë secilit. Policia e Fierit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 94 shtetas, konkretisht: 17 janë arrestuar, 4 janë ndaluar dhe 73 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 15 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste: 1 raste të “Kanosja”, në Dibër; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Vlorë, 1 në Durrës, 1 në Lezhë; 6 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 rast në Durrës; 1 në Tiranë; 2 në Korçë; 1 në Fiër dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lire.

Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, 3 në Tiranë;1 në Durrës; 1 në Korçë; 1 në Lezhë dhe 2 në Shkodër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, dhe 1 është shpallur në kërkim. Janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast në Durrës ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autori po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Shpërdorim detyre”, 1 rast në Tiranë; 1 rast në Lezhë; 1 rast në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në Korçë, e Tiranë me 3 autorë , nga të cilët një është arrestuar dhe dy janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të “Ndërtimit të paligjshëm”, 2 në Tiranë; 1 në Berat; 1 në Vlorë; 1 në Shkodër dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësisë”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Shkatërrimit të rrjetit të ujësjellësit”, në Kukës, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin janë evidentuar 6 raste aksidentesh, me 10 shtetas të lënduar lehtë, jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 7 shtetas, që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, ku është arrestuar në flagrancë 1 shtetas në Elbasan dhe janë proceduar 6 të tjerë në Lezhë dhe Tiranë si dhe 7 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.