Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Mat – Finalizohet operacioni policor i koduar “Filiali”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Mat, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Kapet dhe ndalohet 33-vjeçari, i cili ishte në kërkim për “Vjedhje”. Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Burrelit. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Filiali”. Falë punës së mirorganizuar dhe provave të grumbulluara, shërbimet e policisë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim B. (M). Gj., 33 vjeç, banues në Burrel. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autori i 3 vjedhjeve të ndodhura më parë dhe konkretisht: Më datë 14.01.2020 ka tentuar të vjedhë një filial banke në qytetin e Burrelit; Më datë 01.06.2020 ka vjedhur një shumë parash në marketin e një shtetasi;Me datë 03.12.2020, ka vjedhur disa telefona celularë në një kompani celularësh. Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë.
DVP Durrës – Arrestohen në flagrancë 8 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë. Goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë konstatuar në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. S., e cila ishte marrë me qira nga shtetasi E. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 700 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Y. Ç., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pasi kishte përshtatur lokalin e tij që ndodhej poshtë kësaj banese, për shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla. Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Drejtimi i automjeteve të mënyrë të parregullt”, shtetasi K. R., 26 vjeç dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi E. V., 30 vjeç, të dy banues në Durrës. Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Durrës, në fshatin Rinia, Durrës, duke udhëtuar me një motoçikletë. Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të Policisë. Pas ndalimit të tyre rezultoi se shtetasi K. R. drejtonte motomjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasit E. V., gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë goditur 2 raste të ushtrimit të lotarive të palejuara, në Durrës. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: E. H., 23 vjeç, si dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ushtronin aktivitetin e lotarive të palejuara nëpërmjet basteve sportive me anë të aparateve celular, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. B., në lagjen nr.1 Durrës; K. N., 23 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. N., 49 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tyre, në lagjen nr.8. Durrës, u konstatuan duke organizuar lotari të palejuara. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: G. H., 40 vjeç, B. K., 44 vjeç, E. Ç., 36 vjeç dhe A. D., 54 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Rreth orës 01:45, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi F. K., 20 vjeç, pasi dyshohet se është goditur me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Më datë 02.09.2021, rreth orës 08:05, në rrugën “Gjergj Legisi”, dyshohet se në gjendje depresive është vetëvarur në banesë shtetasi B. Z., 50 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 73 shtetas, konkretisht: 1 është ndaluar, 15 janë arrestuar në flagrancë dhe 57 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste: 1 raste i “Kanosja”, në Kukës dhe 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 3 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 4 raste, në Tiranë, me 1 autorë të arrestuar në të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 16 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, 2 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 2 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrim prone me zjarr”, 1 në Durrës dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në Elbasan është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr pyjeve dhe i mjedisit pyjor” dhe 1 tjetër për “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Elbasan dhe 1 në Shkodër.
Janë evidentuar 3 raste të “Vetëgjyqësia”, 2 në Tiranë dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Në Fier është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Janë evidentuar 5 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 3 në Korçë, 1 në Dibër dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në Kukës është proceduar penalisht 1 shtetas, për shpërdorim detyre.
Në Berat është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Transportimi i mbeturinave toksike”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 raste aksidentesh, me 3 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë proceduar penalisht 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.