Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 2 prill 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Policia godet 3 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen rreth 1 kg e 37 gramë lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një kartëmonedhë 50 euro e dyshuar false. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjitha Qarkun e Tiranës për kapjen e personave që merren me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit K. T., 23 vjeç dhe K. M., 22 vjeç, pasi në rrugën “Egnatia” gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis dhe 3 aparate celular; E. C., 23 vjeç, pasi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë dhe një kartëmonedhë 50 euro, e dyshuar false; J. Xh., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Policia godet 3 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen rreth 1 kg e 37 gramë lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një kartëmonedhë 50 E e dyshuar false Arrestohen në flagrancë 4 shtetas. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjitha Qarkun e Tiranës për kapjen e personave që merren me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit: K. T., 23 vjeç dhe K. M., 22 vjeç, pasi në rrugën “Egnatia” gjatë kontrollit të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis dhe 3 aparate cellular; E. C., 23 vjeç, pasi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë dhe një kartmonedhë 50 euro, e dyshuar false; J. Xh., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Dibër/Bulqizë/Mat – Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që mbajnë armë zjarri dhe armë të ftohta pa leje. Në Bulqizë është vënë në pranga 1 shtetas, për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe për armëmbajtje pa leje, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Në Mat është vënë në pranga 1 shtetas, për përndjekje, si dhe është kapur 1 person i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Goditet në Maqellarë, një rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, procedohet penalisht pronari i lokalit. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 4 armë të ftohta (thika)  dhe dy makineta të lojërave të fatit. Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e konflikteve, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë apo mbajnë armë zjarri në banesë apo lëndë narkotike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatet në varësi të saj, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Inspektoratin e Autoritetit Kombëtar të Lojërave të Fatit, në një lokal në Maqellarë, kanë gjetur  e sekuestruar dy pajisje elektronike, me të cilat dyshohet se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit. Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. Gj., 54 vjeç, banues në Maqellarë, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, gjatë operacionit Policor të koduar “Gjoçaj”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim  B. P., 35 vjeç, banues në Gjoçaj, Mat. Ky shtetas është shpallur në kërkim në vitin 2020, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në Bulqizë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë vënë në pranga shtetasin K. T., 58 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit F. T. dhe A. T., banues në fshatin Zogje.  Policia gjatë kontrollit në banesë të shtetasit K. T., gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe 4 armë të ftohta (thikë). Dy vëllezërit  F. T. dhe A. T., janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë dhe kur ka shkuar  punonjësi i Policisë së zonës për të sqaruar rrethanat e konfliktit, babi i dy vëllezërve ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë. Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. D, 26 vjeç, banues në fshatin Baz, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Vlorë – Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit O. H., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale; K. B., 64 vjeç, banues në fshatin Vezhdanisht, Vlorë, pasi u konstatua në rrugën “Ismail Qemali”, Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. S., 31 vjeç banues në Sarandë, pasi një shtetase e mitur 16 vjeçe ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 21 janë arrestuar në flagrancë dhe 54 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 2 raste: 1 rast i “Kanosja” dhe 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Tiranë, ku po punohet për kapjen e autorit.

Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 1 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Gjirokastër, me 1 autor të arrestuar në flagrancë, si dhe 10 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 9 raste, 4 në Durrës, 3 në Elbasan dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i dokumenteve”, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale Kundërshti i i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Janë evidentuar 3 raste të ‘Përndjekja”, 1 rast ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 2 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të “Vetëgjyqësia”, 1 në Tiranë, 1 në Dibër dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Armëmbajtja pa leje”, në Lezhë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Po në Lezhë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “ Mashtrimi”.

Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 1 në Mirditë dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në Fier është arrestuar në flagrancë 1 shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 raste aksidentesh, me 9 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 6 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht, 5 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.