Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 41 shtetas, konkretisht: 9 janë arrestuar, 3 janë ndaluar dhe 29 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste: 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”,2 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, 2 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 4 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 2 raste, në Durrës, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 4 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen autorëve.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 3 raste, 1 në Berat, 1 në Lezhë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 2 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 4 drejtues mjetesh, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Elbasan, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër.
Është evidentuar dhe proceduar 1 drejtues mjeti, pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.