Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës/Informacion paraprak-Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi D. B., 40 vjeç.Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gramsh/Informacion paraprak-Mbrëmjen e datës 30 nëntor, është dërguar nga familjarët, në spitalin e Gramshit, për ndihmë mjekësore, pasi ishte dëmtuar në fytyrë, shtetasi V. Sh., 60 vjeç, me detyrë mjekNga veprimet paraprake hetimore, u konstatua se ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore (hipertension).Në vijim të hetimeve të thelluara për këtë rast, Policia ka identifikuar 2 autorët e dyshuar dhe ka referuar materialet në Prokurori, për ta, pasi dyshohet se kanë goditur shtetasin V. Sh.Për të ruajtur konfidencialitetin e hetimeve që po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera.
Sarandë-U kap në flagrancë duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, që të mos e shoqëronin në komisariat, vihet në pranga 34-vjeçari.Sekuestrohen lënda drusore dhe automjeti që shërbente për t’i transportuar.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , i shtetasit R. Th., 34 vjeç, banues në Sarandë.Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr.4, Sarandë, duke transportuar me mjetin tip “Ford”, 6 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Për të shmangur shoqërimin në komisariat, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 7 000 lekë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 69 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 14 janë arrestuar, 39 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 5 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 4 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 9 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Gjithashtu, janë evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Shpifja”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Braktisja e kafshës të shoqërimit”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Prishja e qetësisë publike”, me 10 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, u evidentuan 2 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim; 1 rast i veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim; 1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 2 shtetas në hetim.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilave 4 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 6 shtetas të arrestuar dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.