Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 19 shtator 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

 

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 100 shtetas, konkretisht: 26 janë arrestuar në flagrancë, 4 janë ndalur dhe 70 po procedohen në gjendje të lirë.

 

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, në të gjithë territorin, me 10 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 6 raste të “Kanosja”, 3 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Fier dhe 1 në Dibër; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Korçë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në qarkun Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Vrasja me dashje”, në qarkun Dibër, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 2 në qarkun Durrës dhe 2 në Lezhë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 11 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, 1 rast në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, 1 rast në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 7 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 1 në Tiranë, 3 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Elbasan, 2 në Dibër dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 3 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Tiranë dhe 1 në Berat, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar dhe proceduar 8 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 2 në Tiranë, 1 në Fier, 1 në Vlorë, 3 në Shkodër dhe 1 në Kukës.

 

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.