Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, nga testi i drogës i kryer nga Policia Rrugore e Tiranës, vihet në pranga 25-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, drejtuesit të automjetit iu gjet një sasi lënde narkotike. Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë organizuar kontrolle të alternuara me shërbime të uniformuara dhe të pauniformuara, me qëllim jo vetëm verifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, por edhe ndëshkimin e veprave të tjera penale që cenojnë integritetin e punonjësve të Policisë së Shtetit. Gjatë kontrolleve policore është ndaluar drejtuesi i një automjeti, shtetasi J. Ç., 25 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Nisur nga ky fakt, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin AquilaScan. Pas testit, rezultoi se 25-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. Ç., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor, “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, matur për herë të parë me aparatin drogëtestues të markës “AquilaScan”.
Berat – Finalizohen me sukses gjatë 24 orëve të fundit, dy operacione policore, të koduara “Elektroaut” dhe “Përsëritësi”. Zbardhen 14 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Beratit. Arrestohet 40-vjeçari që dyshohet se ka kryer 9 vjedhje në disa automjete. Një ditë më parë, në kuadër të operacionit “Përsëritësi”, u vu pranga 20-vjeçari i dyshuar si autor i 5 vjedhjeve, i cili ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe vjedhje. Sekuestrohen disa nga mjetet që përdoreshin për të kryer vjedhjet, si dhe disa nga sendet e vjedhura në automjete. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale në DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Elektroaut”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Dh., 40 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat. Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara dyshohet se ky shtetas është autor i 9 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti. Ky shtetas vidhte targat e automjeteve, karburant dhe aksesorë të tjerë të automjeteve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që autori përdorte për të kryer vjedhjet, si dhe disa nga sendet e vjedhura. Gjithashtu, po nga Seksioni për Krimet, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore edhe 5 raste të vjedhjeve të ndodhura më parë. Gjatë hetimeve të kryera dhe provave të grumbullura, rezultoi se autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve është shtetasi E. L., 20 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, i ndaluar ditën e djeshme, pasi kishte tentuar të godiste me mjet të mrehtë babanë e tij, të cilit i kishte vjedhur disa orendi shtëpiake. Shtetasi E. L., gjatë 3 muajve të fundit, ka kyer vjedhje në banesa dhe automjete të ndryshme, si dhe ka vjedhur sendet personale të një shtetasi. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, në fushën e vjedhjes së pronës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Bulqizë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale, pasi në spitalin e Bulqizës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. S., 54 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka duke punuar në një galeri kromi, aksidentalisht ka dëmtuar këmbën. Shtetasi A. S. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 72 shtetas, konkretisht: 43 janë arrestuar, 27 po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 19 raste, me 11 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste: 1 rast i veprës penale “Kanosja” me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 4 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, 3 raste me autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 rast me 1 autor të shpallur në kërkim; 1 rast i veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” është evidentuar 1 rast me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, me 4 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me 1 autor të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 1 autor ende të paidentifikuar. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndotja e ajrit”, me 1 autor që po procedohet penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar dhe 5 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 9 raste, 8 prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 1 rast tjetër me 2 autorë, njëri prej tyre i arrestuar dhe tjetri i shpallur në kërkim. Është evidentuar dhe 1 rast i “Vjedhja me dhunë”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mashtrimi”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Ngacmimi seksual”, me 1 autor të ndaluar.
Është evidentuar 1 rast i “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë, dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, si pasojë e të cilëve 5 shtetas janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 8 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me 4 shtetas të arrestuar dhe 4 shtetas të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 tjetër që po procedohet në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.