Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Stacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestohet në flagrancë 39-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje, i cili shpërndante lëndë narkotike kokainë në qytetin e Tiranës dhe Durrësit. Sekuestrohen 400 gramë kokainë, një sasi dozash gati për shitje, një aparat celular dhe një automjet. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në disa qytete, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ”Stacioni”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë, i shtetasit: Gj. Gj., 39 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike në sasi prej 200-500 gramë, në zonën e Shijakut, e ndante në porcione nga 10 gramë deri në 100 gramë, të cilat më pas i shiste me shumicë në zonën e “Bulevardit të Ri”, në ish-Stacionin e Trenit dhe në zonën e “Zogut të Zi“, në qytetin e Tiranës, po ashtu në Durrës dhe në Shijak, kundrejt vlerës 8000 lekë të rinj për gramë. Klientët që blinin lëndën narkotike i priste në stacione autobusësh, për të mos rënë në sy. 39-vjeçari e kryente këtë aktivitet kriminal dy herë në javë. Në vijim të operacionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 400 gramë kokainë, një sasi dozash me kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet me të cilin lëvizte ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
DVP Vlorë/Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, shtetasin S. T., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë të Pikës së Kalimit Kufitar në Port Vlorë, këtij shtetasi është gjetur një gjerdan me fishekë gjuetie. Po nga këto shërbime u procedua për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe ”Punësim i paligjshëm”, shtetasi Sh. G., 59 vjeç, banues ne Vlorë, pasi ka bërë deklarime të rreme për aktivitetin tregtar që kryen në fushën e peshkimit, gjatë periudhës 2019-2021, duke fshehur fitimin, si dhe nuk ka regjistruar punonjësit. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 11 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 31 janë arrestuar në flagrancë dhe 73 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Lezhë; 5 raste të “Plgosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Dibër; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja” mbetur në tentativë, në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 4 raste, 2 raste në Tiranë, 1 në Korcë dhe 1 në Berat, ku autorët janë arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 2 në Tiranë, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 8 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 6 raste të ndërtimit pa leje, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Në Tiranë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Në Vlorë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe 1 për “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”.
Në Durrës janë proceduar penalisht 2 shettas, 1 për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe 1 për “Vetëgjyqësia”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 raste aksidentesh, me 2 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.