Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 41 shtetas, konkretisht: 8 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 31 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast, me 1 autor që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 2 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja” dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste, 1 në Durrës dhe 2 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste, për të cilat po punohet për identifikim dhe kapjen autorëve.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë evidentuar 3 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë dhe 2 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste aksidentesh në të gjithë territorin, me 4 viktima dhe 7 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë dhe 1 në Dibër.
Janë evidentuar 2 shtetas që drejtoni mjetin në gjendje të dehur, 1 në Durrës dhe 1 në Korçë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.