Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë-Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.Finalizohet operacioni policor i koduar “Piaza”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3.I shpallur në kërkim për plagosjen e 2 shtetasve, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Piaza”.Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e quajtur “Piaza”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka plagosur me mjete prerëse 2 shtetas, konkretisht: – Më datë 11.03.2022, në Rrugën e Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin B. M.;- 17.05.2022, në afërsi të një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin I. C., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Delvinë-Vijojnë operacionet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.Finalizohet operacioni policor i koduar “Bamatati”.Kultivonte në oborrin e banesës së tij bimë të dyshuara narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari.Në vijim të kontrolleve masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, gjatë kontrollit në fshatin Bamatat, Delvinë, përmes përdorimit edhe të dronëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bamatati”, në kuadër të të cilit është evidentuar e goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi H. H., 54 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi bimësh të dyshuara narkotike cannabis sattiva.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
DVP Shkodër-Policia Rrugore e Shkodrës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital , shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.”Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur 857 masa administrative, për shkeljet si më poshtë: 202 masa administrative për parakalime të gabuara; 1 masë administrative për perdorim të xhamave të errësuar dhe të riveshur ; 5 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit; 51 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit; 21 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit; 36 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse; 113 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore; 428 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 108 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 12 janë arrestuar, 83 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste: 1 rast i veprës penale “Vrasja me dashje”, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna intensive nga ana e strukturave policore; 5 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, njëri prej të cilëve me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa 4 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Kanosja”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 6 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 5 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Ngacmimi seksual” dhe “Përndjekja”, me 2 shtetas në total, të ndaluar.
Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” është evidentuar 1 rast, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna intensive nga ana e strukturave policore.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar; 1 rast i veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, me 1 shtetas të ndaluar, si dhe 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 16 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të arrestuar.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna intensive nga ana e strukturave policore; “Pushtimi i tokës” dhe “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”, me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 13 raste, prej këtyre janë 5 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 8 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprave penale me objekt mashtrimin, me 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Është evidentuar gjithashtu, nga 1 rast i veprave penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 8 shtetas të tjerë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 10 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 shtetas të arrestuar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 14 aksidente, si pasojë e të cilëve kane humbur jetën 2 shtetas dhe 21 të tjerë janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 22 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 18 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.