Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Shkodër – Finalizohet me sukses operacioni policor “TRANSPORTUESIT”. Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen 2 të tjerë për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”. Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacioni të koduar “Transportuesit”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit P. Rr., 35 vjeç, banues në lagjen “Tre Herojtë” Shkodër, për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” në bashkëpunim, dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe T. K., 32 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, në bashkëpunim. Arrestimi i tyre u bë pasi në afersi të PKK Hani Hotit, shtetasi P. Rr. është kapur duke drejtuar pa leje mjetin e tij, me të cilin po transportonte 4 shtetas maroken drejt Malit të Zi, me destinacion vendet e BE-së. Gjithashtu te tregu i këpucëve në qëndër të qytetit Shkodër, janë gjetur 8 shtetas të huaj pakistanez, të cilët pranuan se kishin rënë dakort me këtë shtetas që kundrejt vlerës 200 euro, t’i transportonte në Malin e Zi, në bashkëpunim me shtetasin T. K., i cili punon tek tregu. Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i fshihnin shtetasit e huaj në tregun ku punonte shtetasi T.K. dhe më pas i transportonin me mjete të ndryshme drejt Malit të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit G. L. 49 vjec, banues në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, pronari i tregut, për vepren penale, “Punësim i paligjshëm” dhe A. D. 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç Shkodër, i punësuar si rojë i tregut, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Komisariati i Policisë Nr.2, Tiranë – Vijon puna për zbardhjen, dokumentimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një person, i cili u identifikua nëpërmjet pamjeve filmike, pasi kishte vjedhur dy telefona me vlerë rreth 70.000 lekë në një dyqan celularësh. Kapet dhe ndalohet edhe një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim për dhunë në familje. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas analizmit të pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marrra në rrugë operative mbi vendodhjen e personit të dyshuar si autor i vjedhjes së celularëve, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit : A. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 16.07.2019 në orët e mbrëmjes, në rrugën “Sulejman Delvina” ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare, me vlerë rreth 70.000 lekë të reja. Vijon puna hetimore, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera. Gjithashtu po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, u bë e mundur edhe kapja e personit në kërkim E.G., 27 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shtetasi E.G. ishte shpallur përson në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprën penale “Dhuna ne familje”, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim personi që qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti të castit. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i personit të shpallur në kërkim. Më datë 18.07.2019, rreth orës 23:10, në rrugën “Lord Bajron” ka patur një konfliktit të çastit mes shtetasit M. J dhe një shtetasi të paidentifikuar, i cili ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë pa shkaktuar pasoja. Si rezultat i reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, u bë i mundur identifikimi i personit që ka përdorur armën e zjarrit, konkretisht shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, i cili është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij. Po nga tërësia e veprimeve u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të shtetasit A. S. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 102 shtetas, konkretisht: 8 janë arrestuar, 10 janë ndalur dhe 84 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Shkodër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”, 2 në Tiranë, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër; 6 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 2 në Korçë, 2 në Fier; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Korçë, ku autori është arrestuar.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Dibër, ku autorët janë arresruar në flagrancë dhe janë plotësuar 9 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, ku autori është ndaluar; 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 8 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 14 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 3 në Tiranë, 3 në Elbasan, 1 në Korçë, 1 në Dibër, 2 në Shkodër, 2 në Berat, 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në qarkun Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Organzimi i lotarive të pajeluara”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, 3 prej tyre janë ndalur dhe 4 po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 6 të lënduar jashtë rrezkut për jetën.
Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në Tiranë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar dhe proceduar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në Durrës.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.