Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Lezhë – Finalizohet operacioni policor “Faturisti”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një hetimi 6-mujor. Ekzekutohen masat e sigurisë për 3 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas një hetimi 6-mujor, finalizuan operacionin “Faturisti”, në kuadër të të cilit u godit një rast i falsifikimit të dokumenteve. Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ish-inspektor pranë një kompanie private në Shkodër, si dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik”, për shtetasit V. D., 62 vjeç dhe K. Z., 61 vjeç, banues në Lezhë, më detyrë ish-elektricistë pranë OSHEE Lezhë. Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Lezhë kanë zhvilluar hetimet mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit E. A., V. D. dhe K. Z., gjatë ushtrimit të detyrës së tyre kanë falsifikuar formularët e raportit të verifikimeve të matësve elektrik në subjekte të ndryshme private ku kanë kryer inspektime, duke mos evidentuar vjedhjen e energjisë elektrike nga këto subjekte. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Port/ Durrës – Goditet një rast tentative për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga një shtetase, e cila ndihmoi 4 shtetas me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, me dokumente të falsifikuara. Specialistët e Pikës së Kalimit Kufitar Durrës, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen E. B., 34 vjeçe, banuese në Durrës. Shtetasja e mësipërme, mbrëmjen e djeshme është ndaluar në PKK Durrës, duke ndihmuar të kalojnë kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me dokumente të dyshuara të falsifikuara shtetasit V. Gj., 30, vjeçe, banuese në Durrës; M. Gj., 28 vjeç, banues në Durrës;M. M., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe B. P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Kavajë – Finalizohet operacioni policor “Ndjekja”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana, në koordinim nga Drejtoria e Krimeve kundër Personit dhe Pasurisë në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 59-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndjekja”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit N. D.(D.), 59 vjeç, banues në Lushnjë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Shkodër – Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 15.05.2021, në lagjen Guerrile, Shkodër, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi E. M. Shpallet në kërkim autori kryesor i dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit. Arrestohet në flagrancë bashkëpunëtori i autorit kryesor të dyshuar për vrasjen, si dhe vihet në pranga edhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët të Hetimit të DVP Shkodër dhe të Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në bazë të provave të grumbulluara u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 28 vjeç banues në lagjen Guerrile, Shkodër, i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit E. M. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi i mitur E. M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e lartpërmendur kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E. M. Po gjatë veprimeve hetimore dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi E. A., 26 vjeç banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit I. L., në ngarkim të shtetasit E. M. për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, si dhe në ngarkim të shtetasit E. A. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vlorë – Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit G. R., 35 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVP Berat – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. H., 44 vjeç, banues në Poliçan, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij. Në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët e Seksionit për Krimet është proceduar penalisht, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve dhe zonave të mbrojtura”, shtetasi E. S., 30 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me punonjësit e AZDM, në malin e Tomorit, me një mjet tip kamionçinë të ngarkuar me pllaka guri dekorativ. Kuçovë – Nga shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 32 vjeç, pasi në lokalin e tij në Kuçovë, punonjësit e OSHEE-së kanë konstatuar se ky shtetas kishte prishur vulat e matësit elektrik që furnizonte lokalin me energji elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Lezhë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve: Gj. K., 62 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Lezhë-Milot, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; L. B., 53 vjeç, banues në Lezhë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet pa targa. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Berat – Policia Rrugore ndëshkon me masë administrative 50.000 lekë një subjekt që kishte zënë një sipërfaqe rruge në kundërshtim me Kodin Rrugor, duke u bërë burim aksidenti. Në vijim të zbatimit të Plan-Operacionit për zbatimin e ligjshmërisë rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore “Zbatojmë rregullat, shpëtojmë jetë”, Policia Rrugore e Beratit ka konstatuar në rrugën Berat-Poliçan, një subjekt që kishte zënë sipërfaqen e rrugës me disa paleta guri. Polica Rrugore ka ndëshkuar me masë administrative 50.000 lekë subjektin në pronësi të shtetasit I. L., për shkelje të nenit 15, pika 1 dhe 2, germa f, i cili ndalon të hidhen ose grumbullohen materiale në karrexhatë. Policia Rrugore e Beratit do vijojë kontrollin e territorit dhe fton të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe disiplinimin e trafikut rrugor, ndryshimin e sjelljes së përdoruesve të rrugës, parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që bëhen burim i ngjarjeve rrugore dhe zbatimin e ligjshmërisë në të gjithë territorin.
Lushnjë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., banues në fshatin Qerret i Ri, Lushnjë, pasi në banesën e tij, ka dhunuar fizikisht për motive të dobëta, me sende të forta, kunatën e tij, shtetasen J. H., 62 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Dibër – Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Goditen nga Policia, 5 raste të ndërtimeve të paligjshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë evidentuar dhe goditur 5 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit U. H., V. S., H. K., F. M., V. T., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte pa leje si dhe kishin punësuar punëtorë pa i regjistruar në organet përkatëse. Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit. Mat – Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, vihet në pranga 29-vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 29 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Dhunë në familje”, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Durrës – Finalizohet operacioni policor “Last Step”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni i zhvilluar nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Step”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit F. I.(N.), 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Barit, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Tiranë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit G. Z., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i 5 vjedhjes të tjera në Qarkun e Tiranës. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: F. T., 29 vjeç, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij; F. D., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike). Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. R., 27 vjeç, pasi u kap duke vjedhur kabllot e pajisjeve elektrike në banesën e shtetasit F. P. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për shtetasin në kërkim A. J., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; K. Sh., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. •Më datë 17.05.2021, shtetasi Sh. B., kallëzon se gjatë natës, në fshatin Lundër, persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në fasadën e banesës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.•Më datë 18.05.2021, rreth orës 00:15, në rrugën “Joklin Persi”, Astir, në banesë, është vetëvarur shtetasi B. A., 30 vjeç. Nga veprimet e kryera dhe deklarimet e familjarëve rezulton se ky shtetas prej kohësh kurohej nga depresioni. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 100 shtetas, konkretisht: 13 janë ndaluar, 20 janë arrestuar në flagrancë dhe 67 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 8 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 5 raste të ‘Kanosja”, 3 raste në Tiranë dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 7 raste, 2 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Fier dhe 1 në Dibër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, ku autorët janë vënë në pranga dhe 6 për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 10 raste, 3 në Tiranë, 3 në Elbasan, 1 në Gjirokastër, 1 në Lezhë, 1 në Shkodër dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Mashtrimi”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Fshehja e të ardhurave”, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në Tiranë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, ndërsa 1 tjetër është proceduar penalisht për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 10 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 11 persona të lënduar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.