Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 korrik 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

DVP Durrës – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. N., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vëllait të saj. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim shtetasin Sh. Z., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi është futur në dyqanin e një kompanie celulare dhe i ka marrë me forcë shitëses, 45.000 lekë. Po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 25 vjeç, banues në Tepelenë, pasi gjatë kontrollit në çantën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 23 vjeç dhe E. F., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi në Himarë, dyshohet se kanë marrë në automjet, 2 emigrantë të paligjshëm, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 46 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një beach bar, në Dhërmi, pa lejen e organeve kompetente. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin S. I., 38 vjeç, banues në Berat, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Më datë 17.07.2022, shtetasi K. S., 73 vjeç, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me të afërmen e tij, shtetasen N. A., 61 vjeç, banues në Delvinë, e cila vuan nga skleroza. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kukës – Tentoi të vidhte në një banesë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 22 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, Kukës, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit N. C., në Kukës. Pas arrestimit nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 72 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 29 janë arrestuar në flagrancë dhe 38 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 8 të shpallur në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste: 1 rast i “Kanosja”, 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, me autorë që po procedohen penalisht në gjendje të lirë. 1 rast i “Vrasja” mbetur në tentativë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 rast i “Vrasja”, me autorë ende të paidentifikuar.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, me 2 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste, 1 prej tyre me 1 autorë të arrestuar në flagrancë  dhe 4 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Është evidentuar edhe 1 rast i vjedhjes me dhunë, me 1 autor të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 5 raste të krimeve mjedisore, me autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të korrupsionit, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të “Goditja për shkak të detyrës”, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, 1 rast me 1 autor të dyshuar që po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 rast me autor ende të paidentifikuar.

Është evidentuar 1 rast i “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”., me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 15 shtetas të ndaluar.

Në fushën e krimit ekonomik është evidentuar 1 rast, më 5 autorë të ndaluar.

Janë evidentuar 2 raste “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 3 të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, me 8 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 11 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.