Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Berat/Vijon kontrolli i territorit, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo me lëndë narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Osumi”. I shpallur në kërkim për mashtrim, nga 4 Drejtori Vendore të Policisë, kapet dhe ndalohet 30-vjeçari, i cili posedonte dhe një armë zjarri pistoletë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, gjetën të fshehur edhe një armë zjarri kallashnikov. Punohet për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të saj. Të dy armët e zjarrit të sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Në vijim të kontrolleve të ushtruara në territor, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, pas informacioneve për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, i cili posedonte dhe armë zjarri, u organizua dhe finalizua operacioni “Osumi”, për kapjen e këtij shtetasi. Si rezultat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Operacionale të DVP Berat dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit E. K., 30 vjeç, banues në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kuçovë, Komisariati i Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë dhe DVP Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”. Ky shtetas merrte makina me qira dhe nuk i dorëzonte më, pasi i kthente në pjesë këmbimi ose i braktiste në rrugë. Nga kontrolli i ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në afërsi të banesës së këtij shtetasi, në Kuçovë, një armë zjarri pistoletë, e cila gjatë hetimeve të para hetimore rezultoi se i përkiste 30-vjeçarit. Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjen “Çlirim”, gjetën të fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të kallashnikovit. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion paraprak – Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç. Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 67 shtetas, konkretisht: 2 janë ndaluar, 21 janë arrestuar në flagrancë dhe 44 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, 2 raste të “Kanosja”, në Elbasan; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Tiranë dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 6 raste, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, 3 raste me 1 autor të arrestuar ën flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, dhe 6 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 4 shtetetas, për vjedhje të energjisë elektrike, 3 në Shkodër dhe 1 Tiranë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas për veprën penale “Mashtrimi”, në Tiranë.
Në Vlorë është proceduar penalisht 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe 1 tjetër, për falsifikim dokumentesh.
Në Elbasan janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe 1 për “Organizimi i lotarive të palejuara”, si dhe ëhstë proceduar penalisht 1 shtetas tjetër, për veprat penale “Ngacimi seksual” dhe “Përndjekja”.
Janë arrestuar në flagrancë në flagrancë 2 shtetas, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë.
Në Lezhë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.
Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, 1 për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe 2 të tjerë, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Në Fier është proceduar penalisht 1 shtetas, për falsifikim dokumentesh.
Në Korçë është arrestur në flagrancë 1 shtetas, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për shkatërrim prone me zjarr.
Në Kukës është proceduar penalisht 1 shtetas, për shpërdorim detyre.
Në Durrës është rpoceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Në Berat është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Transportimi i mbeturinave toksike”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, me 1 viktimë dhe 2 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas dhe është arrestuar në flagrancë 1 tjetër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh dhe është arrestuar në flagrancë 1 tjetër, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.