Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 17 gusht 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

DVP Gjirokastër / Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale.U kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe goditi punonjësit e Policisë gjatë intervistimit, vihet në pranga 38-vjeçari.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, Tepelenë, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 38-vjeçari gjatë intervistimit, ka ofenduar dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë.

-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin M. Zh., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të lagjes “Zinxhira”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasin A. G., 67 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, pasi në hyrje të fshatit Luzat  ka ndezur zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me barëra.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Elbasan-Vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, me prova ligjore të atyre të ndodhura më parë.Sekuestrohen një automjet i vjedhur, 2 targa të vjedhura, fishekë luftarakë dhe një kapele si e Policisë.Shpallet në kërkim pronari i servisit ku u gjetën automjeti, targat e vjedhura dhe fishekët luftarakë.Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e dokumentimin e atyre të ndodhura më parë, dokumentimin e veprimtarisë së grupeve kriminale dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale, specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Elbasan ushtruan kontroll në lagjen Emin Matraxhiu, në servisin në pronësi të shtetasit F. Ç, 64 vjeç, me qëllim kapjen e personit të kërkuar F. Ç. (djali i 64-vjeçarit).Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e babait të shtetasit të kërkuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18.04.2019. Në vijim të kontrollit, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular.Ndërsa në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit F. Ç., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e 64-vjeçarit.Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe SPAK, vijon puna për dokumentimin e veprave penale të grupeve kriminale.

Tiranë / Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen T. B., 58 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion edukatore, pasi kallëzon shtetasja M. M., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, se 58-vjeçarja i ka ushqyer në kopësht, fëmijën e mitur, kundër dëshirës së tij. Vijon puna për zbardhjen e rastit dhe nëse plotësohen elementet e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Durrës-Finalizohet nga seksionet për Hetimin e Narkotikëve dhe për Hetimin e Krimeve, në DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Along”.Qarkullonin me doza lëndësh narkotike dhe me mjet prerës (thikë), në automjet, vihen në pranga 2 pasagjerët, procedohet në gjendje të lirë drejtuesi i automjetit.Sekuestrohen doza lëndësh të dyshuara narkotike kanabis, kokainë e heroinë, 3 aparate celulare dhe mjeti prerës (thikë).Shërbimet e Policisë në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Along”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasit:-I. H., 30 vjeç dhe A. B., 20 vjeç, banues në Durrës dhe Tiranë.Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës.Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, shtetasve I. H. dhe A. B. iu gjetën dhe iu sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, kokainë e heroinë, 3 aparate celulare, 1 tablet dhe mjeti prerës (thikë).Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sarandë/Informacion paraprak-Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas ende i paidentifikuar, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

Sarandë/Informacion shtesë-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se:Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar.Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Elbasan/Informacion paraprak-Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Lezhë / Vodhi bizhuteri në një argjendari, duke u konfrontuar fizikisht edhe me shitësin, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 17- vjeçar.Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin K.N. 17 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.Ky shtetas, në një argjendari në qytet Lezhë, ka vjedhur bizhuteri që ndodheshin në vitrinë tek dera hyrëse, si dhe është konfrontuar fizikisht me shitësin e argjendarisë i cili është përpjekur ta ndalojë por nuk ka mundur pasi i mituri 17 vjeç ka arritur të largohet me një motorr bashkë me bizhuteritë e vjedhura.Vijon puna për kapjen e tij.Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 79 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 12 janë arrestuar, 57 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste,njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 16 të tjerë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 8 raste, prej tyre 3 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, 1 rast ka mbetur në tentativë, gjithashtu ende me autorë të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të shpallur në kërkim.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e tokës/pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste, me 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, dhe me 12 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 4 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, 2 prej të cilëve me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarreve.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 5 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar gjithashtu:

-1 rast i veprave penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Përndjekja”, me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprave penale në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të arrestuar, si dhe

-nga 1 rast i veprave penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë; “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, me 1 shtetas të ndaluar; “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar; “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të arrestuar

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, si pasojë e të cilëve 11 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 5 shtetas të arrestuar, si dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.