Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Elbasan / Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik.Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, operacioni policor i koduar “Fake Gold”.Kontrabanduan dhe shitën nëpërmjet mashtrimit, ar të rremë me vlerë 200 000 euro, arrestohen në flagrancë në një argjendari, gjatë tentativës për të shitur sërish, 2 shtetas italianë.Sekuestrohen një sasi ari, 4 aparate celuare dhe shuma parash të monedhave të ndryshme.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandës me mallra të licencuara dhe të deklarimit të rremë të shtetasve, nëpërmjet mashtrimit, në lidhje me natyrën, llojin dhe cilësinë e tyre, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fake Gold”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:-F. M., 67 vjeç, banues në Napoli, Itali dhe R. G., 76 vjeç, banues në Milano, Itali.Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022. Materiali që keta shtetas kanë shitur ka rezultuar më pas, i përzier me metale të tjera.Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fake Gold”, 2 shtetasit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në qytetin e Elbasanit, gjatë tentativës për të shitur arin e rremë në një argjendari, ku fillimisht kishin mashtruar duke ofruar një sasi të vogël ari të pastër.Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të lincencuara” dhe “Mashtrimi”.
Tiranë-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Ticket 2″, për goditjen organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.Goditen 2 raste të vënies së lokaleve në dispozicion për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihen në pranga pronarët e tyre.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ticket 2”.Si rezultat i këtij operacioni, janë goditur 2 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe janë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasit:- N. P., 40 vjeç, pronar i një lokali në Paskuqan;- K. C., 33 vjeç, pronar i një lokali në Laknas.Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokalet e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 dekodera dhe 3 aparate celulare, të programuara për vendosjen e basteve sportive.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë-Më datë 15.08.2022, ora 18:45, në Komisariati i Policisë Nr. 3, kallëzon shtetasja R. Gj., 35 vjeç, banuese në Tiranë, se ka konstatuar se djali i saj i mitur 10 vjeç, gjatë kohës që qëndronte në banesën e babit të tij (ish bashkëshort i 35-vjeçares), kishte pësuar dëmtime në qafë (shenja të mavijosura), nga të cilat shtetasja R. Gj. dyshon se i mituri ka tentuar të vetëvritet. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit, kanë nisur punën për qartësimin e rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet e kryera në prani të psikologut dhe familjarëve, rezultoi se i mituri kishte qenë në gjendje të rënduar psikologjike (pasi i kishte humbur qeni i tij) dhe në këto kushte kishte lidhur rreth qafës një fije ngjitësi izolant, për t’u vetëvrarë. Në vijim, bëhet me dije se një bashkëmoshatar i shtetasit K. S. e kishte gjetur dhe e kishte ndaluar atë. Materialet do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.
Morinë, Kukës-Në PKK Morinë, në dalje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me homologët kosovarë, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:Blerim Bekqeli, 53 vjeç, banues në Pejë, Kosovë.Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Në vitin 2009, 53-vjeçari ka trafikuar një automjet të vjedhur në Serbi dhe ia ka shitur atë një shtetasi tjetër.
Durrës/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Manzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin M. F., 22 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasja S. Xh., banuese në Gjermani, se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin I. J., 51 vjeç, banues në lagjen nr. 6, Durrës, të cilin nuk e ka gjetur as në banesë. Vijon puna për gjetjen e tij.
Vau Dejës/ Në lidhje me largimin nga banesa të shtetases M. P., 17 vjeçe, banuese në Laç-Vau Dejës, bëjmë me dije se kjo shtetase është paraqitur në Komisariatin e Policisë Vau- Dejës, ku ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa, së bashku me shtetasin K. M., 31 vjeç, banues ne Laç–Vau Dejës. Shërbimet e Policisë shpallën në kërkim 31-vjeçarin, si dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 16 janë arrestuar, 57 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar dhe me 7 të tjerë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 10 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 4 raste të veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 11 raste, prej tyre 2 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, 2 raste kanë mbetur në tentativë, me 2 shtetas të arrestuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të ndaluar, 4 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e tokës/pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 17 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 15 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarreve.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 8 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar gjithashtu:
-1 rast i veprave penale “Prishja e qetësisë publike”, “Fyerja”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas në total të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe
-1 rast i veprave penale në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të arrestuar, si dhe
-3 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 8 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, si dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.