Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 15 dhjetor 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”. Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen rreth 7 kg kanabis, lëndë narkotike ekztazi, LCD, kokainë, peshore elektronike dhe 1 aparat celular. Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre apo i mbajnë ato në banesë, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Bashkëpunimi”, si rezultat i të cilit u goditën 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në vende të ndryshme, konkretisht: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. L., 36 vjeç dhe A. S., 25 vjeç, pasi në fshatin Shëngjergj, shtetasi A. S. është kapur në flagrancë duke i shitur rreth 7 kg lëndë narkotike kanabis shtetasit E. L.   Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. XH., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën droga të ndryshme sintetike (Ektazi, LCD), si dhe lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 65 shtetas, konkretisht: 11 janë arrestuar, 6 janë ndaluar dhe 48 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 4 raste të “Kanosja”, 1 në Elbasan, 1 në Fier, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Shkodër; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Fier, ku autori është arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste: 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë; 2 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 6raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Tiranë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Mbajta pa leje e armëve të ftohta”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Mashtrimi në kredi”, në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë vendin janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 9 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar  3 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.