Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Camel”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohen 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, vihet në pranga 37-vjeçari (poseduesi i saj) dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. 37-vjeçari i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Camel”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij shtetasi V. M., 34 vjeç. Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari (i arrestuar në flagrancë), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 84 pako, me peshë 21 kg e 35 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë – Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga një 31-vjeçar që u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Gjithashtu, shpallet në kërkim policor 18-vjeçari që kishte marrë me qira mjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm. Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet tip “Volksëagen” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. P., 31 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, si dhe u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit F. D., 18 vjeç, banues në Kukës. Shtetasi E. P. është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot- Morinë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetin tip “Volksëagen”, të marrë me qira nga shtetasi F. D., 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.
Qarku Korçë – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Goditen tre raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kapën duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, kanë goditur tre raste të tjera, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve S. R., 29 vjeç, banues në Tiranë, T. M., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe M. H., 26 vjeç, banues në Librazhd. Shërbimet e Policisë kanë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, shtetasin S. R., duke transportuar me mjetin tip fuoristradë “Benz”, 6 emigrantë të paligjshëm si edhe shtetasin T. M., duke transportuar me mjetin tip “Renault”, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, këta shtetas iu kishin premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera për këto raste, dyshohet se të implikuar në këto ngjarje janë edhe shtetasit P. M., B. M. dhe N. Q., të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore. Gjithashtu shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, shtetasin tjetër M. H., duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.
DVP Vlorë – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 5 shtetas, në vijim të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe kultivimit të bimëve narkotike. Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin B. L., 55 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg e 200 gr lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, në fshatin Tragjas, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa. Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, u ndalua shtetasi D. Xh., 23 vjeç banues në Orikum, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi arab A. L., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dozë me lendë narkotike kokainë dhe një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi P. T., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin të cilin drejtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVP Fier – Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, 1 prej të cilëve për zjarrvënie. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 34 vjeç, pasi duke djegur barëra në tokën e tij në fshatin Jaxhias, Lushnjë, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur ullinj në pronësi të shtetasve Sh. K dhe N. Sh. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim L. B., 55 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 12.07.2021 e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë për veprime të mëtejshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. T., 29 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Nga Oficeri Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Lushnjë janë kryer veprimet dhe janë referuar materialet për vlerësim për shtetasen E. Gj., 27 vjeçe, pasi në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Dacia” ka goditur këmbësorin, shtetasin K. Gj., 29 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 70 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 25 janë arrestuar në flagrancë dhe 39 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 4 raste të “Kanosja”, 1 në Durrës, 1 në Berat, 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 5 raste, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Fier, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste, 3 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Durrës, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrim prone me zjarr”, 1 në Fier, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Kukës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 1 në Lezhë dhe 3 në Korçë.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, më Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Gjithashtu është arrestuar 1 shtetas, për “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.
Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Braktisja e fëmijëve të mitur” dhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, ndërsa në Fier është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Në Fier është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe 1 tjetër për “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 raste aksidentesh, me 4 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.