Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Policia e Shtetit-Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Çinari”.Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.Zbulohet në Krujë, një magazinë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike.Janë arrestuar 2 shtetas që u kapën në flagrancë në magazinë, si dhe u shpallën në kërkim pronari i banesës dhe 2 shtetas të tjerë.Gjithashtu u arrestuan në flagrancë dhe 2 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre.U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 700 bimë të dyshuara narkotike, llamba elektrike, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultvimin e bimëve narkotike në ambient të mbyllur.Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Durrës, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Çinari”.Ky operacion u zhvillua bazuar në informacionet e siguruara se në lagjen “Abaze”, në qytetin e Krujës, në një magazinë, kultivoheshin bimë narkotike. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e magazinës me sipërfaqe rreth 400 metër katror, kanë gjetur dhe sekuestruar 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: -Gj. G., 23 vjeç, banues në Shkodër dhe G. P., 18 vjeç, banues në Krujë, të cilët janë kapur në ambientet e magazinës; – A. H., 22 vjeç, banues në Krujë, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe L. M., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, me detyrë lexues i aparatit matës, pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:-V. B., 38 vjeç, banues në Krujë, pronari i banesës; -D. V., 32 vjeç dhe L. V., 31 vjeç, banues në Krujë (vëllezër), bashkëpunëtorë me shtetasin V. B. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.Në drejtimim e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Vlorë-Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Goditet 1 tjetër rast i organizimit të veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, kanë bërë të mundur goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie.Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 20 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të këtij shtetasi. Gjatë kontrollit ka rezultuar se ky shtetas kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit, për të organizuar lotari sportive të paligjshme, nëpërmjet kompjuterit.Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi R. I., 32 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, i cili u kap në flagrancë duke vënë baste sportive.Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 102 shtetas, konkretisht: 12 janë ndaluar, 25 janë arrestuar, 61 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre në kuadër të organizatës kriminale, me 1 shtetas të ndaluar, ndërsa 10 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar dhe 9 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste: 1 rast i veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 shtetas të ndaluar; 2 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Kanosja”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 6 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore dhe me 8 shtetas të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Përndjekja”, i pari rezulton me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë, ndërsa i dyti me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Punësimi i paligjshëm”, me 2 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë; për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të ndaluar dhe për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të ndaluar.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, me 1 shtetas të arrestuar.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, për këto vepra penale.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 2 shtetas të arrestuar.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, me 2 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, njëri prej tyre me 1 shtetas të arrestuar, të bashkëshoqëruar me veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, 2 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast për veprat penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, për të dy veprat.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 4 raste, 1 prej tyre me autorë të paidentifikuar, 1 rast tjetër i mbetur në tentativë, me 2 shtetas të arrestuar, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të shpallur në kërkim. Është evidentuar nga 1 rast për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” dhe “Vjedhja me dhunë”, rasti i parë me autorë të paidentifikuar për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të arrestuar.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Mashtrimi” , me 3 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 2 të arrestuar dhe me 3 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 6 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të ndaluar.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilëve 10 shtetas janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 17 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, 2 prej të cilëve me autorë të paidentifikuar, ndërsa 15 rastet e tjera rezultojnë me 8 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 6 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.